Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
11:31 30.3.2020

Mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës

Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës, nga sot, është mbyllur për trafik të pasagjerëve, por do të mbetet i hapur për fluturime humanitare dhe trafik mallrash.

Ky vendim është marrë si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Bosnje e Hercegovinë, ku tashmë janë regjistruar 350 raste të të infektuarve.

Sektori i shërbimeve të mallrave në aeroport do të vazhdojë të marrë dhe dërgojë mallra, kanë thënë autoritetet.

Këshilli i Ministrave i Bosnjës ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të aeroporteve edhe në Mostar, Banja Llukë dhe Tuzlla.

11:24 30.3.2020

Komisionari për Ekonomi i BE-së: Projekti evropian, në rrezik

Bashkimi Evropian tha të hënën se mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian.

Paralajmërimi u bë nga komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

“Është e qartë se dallimet ekonomike midis vendeve evropiane, në vend që të zvogëlohen përballë një krize si kjo, ato po rriten. Do të jetë shumë e vështirë ta mbajmë bashkë projektin evropian”, tha Gentiloni.

Të enjten, Gjermania dhe shtetet e tjera veriore të BE-së e refuzuan një propozim të mbështetur nga nëntë vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, për të ashtuquajturat “bono-detyrime për koronën”.

Ato do të lëshoheshin në emër të Eurozonës si tërësi dhe do të ishin borxh i përbashkët i shteteve anëtare.

Vendet anëtare evropiane duhet të "fillojnë me objektiva të përbashkëta", tha Gentiloni.

"Kemi nevojë për një instrument të ri të garantimit të papunësisë dhe një plan për mbështetjen e biznesit”, tha mes tjerash ai.

Dy vendet me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi janë Italia dhe Spanja – të dyja anëtare të BE-së.

Komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.
Komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

 

10:58 30.3.2020

Si duket koronavirusi?

Në një video-grafikë të agjencisë së lajmeve Reuters tregohet forma e koronavirusit, i cili deri më 30 mars ka prekur mbi 720,000 persona dhe ka lënë të vdekur mbi 34,000 të tjerë.

Si duket COVID-19?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:56 0:00

 

 

10:47 30.3.2020

Numri i të infektuarve në Gjermani arrin në mbi 57,000

Agjencia e shëndetit publik në Gjermani, e njohur si Instituti Robert Koch, tha se numri i të infektuarve me koronavirus në këtë vend ka arritur në 57,298 – nga 4,751 sa ka qenë të dielën.

Landi jugor i Bavarisë, ku sëmundja është shfaqur për herë të parë në Gjermani, ka numrin më të madh të rasteve.

Numri aktual i viktimave është 455.

Gjermania është vendi i pestë në botë me numrin më të madh të të infektuarve.

Para saj vijnë: Shtetet e Bashkuara, Italia, Kina dhe Spanja.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, është testuar për koronavirus, por ajo ka dalë negative.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG