Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:24 30.3.2020

Në Shkup regjistrohet edhe një viktimë nga koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi duke e çuar numri e të vdekurve në 7, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një postim në rrejtin social Facebook.

Ai ka njoftuar se viktima është një grua 79 vjeçe nga Dibra pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 më 23 mars dhe pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ishte shtruar në klinikën e Shkupit më 25 mars.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirusi me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 285 persona. Kreu i shëndetësisë bëri të ditur se 9 pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) janë shëruar plotësisht nga virusi dhe tashmë janë lëshuar në shtëpitë e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se masat e qeverisë, respektivisht orën policore nuk e kanë respektuar 263 persona, 99 prej të cilëve janë shoqëruar në polici. Kundër dy personave, Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur padi penale për veprat penale – mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

15:06 30.3.2020

Parlamenti hungarez pritet të votojë projektligjin kontrovers 

Parlamenti hungarez pritet t'i japë qeverisë kompetenca të reja për të zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme.

Më shumë se 100,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër tij. 

Por partia konservatore e Fidez e kryeministrit Viktor Orban ka një shumicë të konsoliduar në parlament.

Sipas një sondazhi të agjencisë pro-qeveritare Nezopont, 90% e qytetarwve duan një zgjatje të ligjit të urgjencës, dhe 72% pajtohen që kodi penal të forcohet.

Por partitë opozitare dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë qeverinë për përfshirjen e disa masave ekstreme në ligj, për të cilat, siç thonë, asnjë parti opozitare në asnjë demokraci nuk do të mund të pajtohej kurrë. 

Këto masa përfshijnë dhënien e kompetencave speciale për qeverinë në një periudhë të pacaktuar, zvogëlimin e kontrollit demokratik dhe kërcënimin e gazetarëve me burgim.

Në këtë kuptim, ata e shohin ligjin si një mashtrim politik nga qeveria.

14:50 30.3.2020

Këshilla të rëndësishme

Çka do të thotë kontakti i afërt me një person të infektuar? Si transmetohet koronavirusi i ri nga një person në tjetrin? Këto dhe shumë përgjigje tjera lidhur me koronavirusin mund t’i lexoni në KËTU

14:33 30.3.2020

Thirrje të moshuarve në Kosovë: Mos dilni nga shtëpitë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) sërish u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës t’i përmbahen rekomandimeve, dhe të mos dalin nga shtëpitë, pa ndonjë nevojë urgjente.

Me theks të veçantë, aty iu bëhet thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Numri aktual i të infektuarve është 94, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Për shkak të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG