Italia kërkon unitet brenda BE-së në luftën kundër pandemisë
Italia, e cila është një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian, i ka bërë thirrje BE-së të trajtojë sfidat e paraqitura nga virusi pandemik koronar.
"Pa solidaritet, arsyet e bashkëjetesës bien në ujë", tha kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli.
Në një intervistë me të përditshmen Corriere del Sera ai tha se "Evropa mund të jetë më e fortë" me kusht që vendet të kuptojnë se nuk mund të dalin nga kriza aktuale duke punuar secilin për veten e tyre.
"Unë nuk mendoj se disa vende kanë vërejtur madhësinë e katastrofës që po na tërheq dhe nuk e kuptojnë rëndësinë e situatës në ekonominë e tyre", tha Sasoli.
Ish-presidenti i Komisionit Evropian,Jasques Delors, paralajmëroi gjithashtu se "mungesa e solidaritetit evropian paraqet një kërcënim vdekjeprurës për Bashkimin Evropian".
Në anën tjetër, komisionari Evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni tha se "projekti Evropian rrezikon të shembet".
"Është e qartë se nëse ndryshimet ekonomike midis vendeve evropiane rriten dhe nëse kriza zgjerohet , do të jetë shumë e vështirë të ruash projektin Evropian", tha ai.
Ai theksoi gjithashtu se një zgjidhje duhet të gjendet "në mënyrë të pashmangshme përmes dialogut me Gjermaninë, pa të cilën nuk do të arrihet asnjë kompromis".
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha në një intervistë për gazetën spanjolle Pais tha se kjo nuk ishte një krizë ekonomike, por një krizë shëndetësore.
"Kjo është një sfidë historike për të gjithë Evropën", tha ai.
Në Itali, 97.689 njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 10.779 të tjerë kanë vdekur.
BE-ja ndan fonde për vendet e Partneritetit Lindor
Komisioni Evropian thotë se ka ndarë më shumë se 140 milionë euro për të ndihmuar Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën në luftën e tyre kundër pandemisë së koronavirusit.
Në një deklaratë të 30 Marsit, komisioni tha se gjithashtu do të "ridrejtojë përdorimin e instrumenteve ekzistuese" me vlerë deri në 700 milione euro për të ndihmuar gjashtë vendet e programit të Partneritetit Lindor të BE-së të zbusin ndikimin socio-ekonomik të krizës.
"Këto janë periudha shumë të vështira jo vetëm për BE-në, por edhe për vendet tona partnere", tha Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Vidhet piktura e Van Goghut në një muze që u mbyll për shkak të pandemisë
Hajdutët vodhën një pikturë të Vincent van Goghut nga një muze në Holandë.
Muzeu ishte i mbyllur për publikun për shkak të shpërthimit të koronavirusit, tha drejtori i muzeut Singer Laren, Evert van Os.
Vincent Willem van Gogh ishte një piktor holandez dhe një ndër figurat më të famshme dhe me ndikim në histori të artit perëndimor.
Në pak më shumë se një dekadë, ai krijoi rreth 2.100 vepra arti.
Ai vrau vetën në moshën 37 vjeçare.
Një vepër e tij e artit shitet për dhjetëra milionë dollarë.
Alo, ende nuk e pastroni telefonin?
Për shumë prej nesh, telefonat e mençur janë bërë pjesë e pandashme. Kalojmë orë të tëra me ta, duke kontaktuar miq, duke lexuar lajme, duke luajtur lojëra dhe duke shikuar video.
Në fakt, një sondazh ka treguar se një person e prek telefonin e tij mobil mesatarisht mbi 2,000 herë në ditë.
I gjithë ky kontakt do të thotë se telefonat mund të përmbajnë shumë baktere, mikrobe dhe viruse.
Lexoni artikullin e plotë KËTU