Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:36 30.3.2020

Raka: Testimi është një prej shtyllave për menaxhimin e COVID-19

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, mikrobiologu Lul Raka, tha se duhet të dyfishohen kapacitetet testuese në Kosovë. Ai shtoi se duhet te testohen deri në 300 njerëz në ditë sipas rradhës së prioriteteve. 

Intervista e plotë: Raka: Testimi është një prej shtyllave për menaxhimin e COVID-19

 

19:29 30.3.2020

Kombeve të Bashkuara kërkojnë 1,500 miliardë dollarë për vendet në zhvillim

Ekonomistët e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar 1.500 miliardë dollarë për vendet në zhvillim dhe një lehtësim të borxhit prej 1.000 miliardë dollarë për këtë vit për t'i ndihmuar që të përballen me pandeminë e koronvirusit. 

Në një studim të lëshuar sot, Kombet e Bashkuara theksojnë se është "gjithnjë e më e vështirë të parashikosh" efektet në ekonomi të pandemisë, por gjithashtu se "është e qartë se gjërat po keqësohen në ekonominë e vendeve në zhvillim".

Sipas këtyre ekspertëve, vendet në zhvillim, përveç Kinës Indisë, do të përballen me probleme serioze për shkak të pandemisë.

18:46 30.3.2020

Italia njofton për 812 vdekje gjatë 24 orëve të fundit 

Italia njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 812 vdekje nga koronavirusi i ri. 
Numri i përgjithshëm i viktimave tash ka arritur në 11, 591. Sidoqoftë, numri i infeksioneve të reja u rrit me vetëm 4.050, shifër kjo më e ulëta që nga 17 marsi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 101,739.

Autoritetet njoftuan se në mbarë vendin, 14.620 pacientë  ishin shëruar plotësisht të hënën, krahasuar me 13.030 një ditë më parë. Italia ka regjistruar më shumë vdekje se kudo tjetër në botë dhe përbën më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve globale nga koronavirusi i ri. 

18:28 30.3.2020

Turqia shënon edhe 37 vdekje nga koronavirusi


Në Turqi janë shënuar 37 vdekje të reja nga koronavirusi duke e ngritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 168, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca. Deri më tani në këtë vend janë shëruar 162 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 10,827. Ministri tha se që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë, në këtë vend janë testuar 76.981 raste.  

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG