Serbët nuk i raportojnë rastet me COVID-19 te institucionet e Kosovës
Institucionet shëndetësore në Kosovë nuk po arrijnë të monitorojnë rastet dhe gjendjen e personave të infektuar me sëmundjen COVID 19, që shkatohet nga koronavirusi i ri, në komunat dhe mjediset e banuara më shumicë serbe.
Autoritetet lokale që veprojnë në komunat me shumicë serbe, nuk po e informojnë Prishtinën zyrtare për rastet pozitive më koronavirus.
Për më shumë klikoni KËTU
BE-ja jep 5 milionë euro ndihmë për Kosovën
Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri.
Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.
“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.
Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së koronavirusit.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë njoftuar që kjo kontratë përfshinë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga koronavirusi dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
Në një njoftim të mëhershëm të zëdhënsit të Minsitrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, është thënë se “pajisjet përfshijnë respiratorë/ventilatorë, pompa infuzioni, shiringë, auto-ambulanca etj”.
Artikujt do të blihen përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), e cila do të jetë nënshkruesi tjetër i kontratës”, ka shkruar Hoti në llogarnë e tij në Facebook.
A është afër ilaçi për koronavirus?
Trump: Një test i ri për koronavirusin pritet të dalë shumë shpejt
Përderisa numri i të infektuarve me koronavirus po rritet në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se një test i ri i shpejtë do të jetë gati.
Ai nuk dha më shumë detaje. Sidoqoftë, laboratorët Abbott do të lëshojnë një test i cili mund të japë një rezultat në sa më pak se pesë minuta.
Duke folur në Fox News, Trump tha se testi aktual ishte "i ashpër" dhe versioni i ri do të ishte "më i lehtë, më i thjeshtë dhe i shpejtë".
Testimi i pacientëve ka qenë një problem në të gjithë SHBA-në, megjithëse testimi është rritur në javët e fundit falë rregullave të reja të ilaçeve të urgjencës dhe ndërmarrjeve private që kanë rritur kapacitetin.
Trump gjithashtu komentoi vendimin e tij për të mbajtur kufizime në SHBA deri në fund të prillit, duke thënë se ai kishte dëgjuar ekspertët. Ai tha se do të vazhdojë të "mbështetet tek ata" për çdo hap tjetër.