Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:17 30.3.2020

Gjermania raporton për 4,751 raste të reja 

Gjermania ka raportuar se të hënën, numri i të infektuarve me koronavirusin e ri është shtuar për 4,751 raste. Në këtë vend, numri i përgjithshëm ka arritur në 57,000. 

Autoritetet gjermane kanë raportuar 541 vdekje, një numër relativisht i ulët në krahasim me Italinë dhe Spanjën.  

Sistemi shëndetësor gjerman mund të përballojë relativisht mirë me një numër të lartë të pacientëve të sëmurë.

 

20:46 30.3.2020

SHBA-ja ndan 1,1 milion dollarë për të përkrahur Kosovën në luftimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës ka pranuar 1,1 milion dollarë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të cilat do të shërbejnë për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës ndaj përhapjes së koronavirusit dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter.

Kosnett ka vlerësuar punën e institucioneve shëndetësore në trajtimin e pandemisë.

“Së bashku mund ta mundim Covid-19. Amerika qëndon përkrah Kosovës”, ka thënë Kosnett.

20:28 30.3.2020

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 12 raste me koronavirus në Kosovë. 

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë”, thuhet në njoftim. 

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 106. 

 

 

20:01 30.3.2020

Niveli i infeksioneve në Spanjë po shënon ulje

Rritja e rasteve të koronavirusit në Spanjë duket se po ngadalësohet, ka thënë për BBC ministri i jashtëm i këtij vendi, Arancha González.

Të hënën u konfirmuan 6.400 raste të tjera, rritja më e ulët në rastet e reja për një javë. 

Numri i vdekjeve ka arritur në 7,340. 

Zyrtarët shpresojnë se maja e shpërthimit të virusit atje po afron, pas së cilës rastet e reja dhe vdekjet pritet të ulen.

Katalonja, rajoni Bask dhe kryeqyteti Madrid mbeten disa nga zonat më të goditura.
Niveli i infeksioneve në Spanjë po shënon ulje 

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG