Tre në katër amerikanë po përballen me ndonjë formë të izolimit
Rreth tre në katër amerikanë tani janë, apo do të jenë pjesë e ndonjë forme të izolimit, teksa më shumë shtete ashpërsojnë masat për të luftuar koronavirusin.
Merrilland, Virxhinia, Arizona dhe Tenesi janë shtetet e fundit që u kanë kërkuar shtetasve të vet që të qëndrojnë nëpër shtëpi, që nënkupton se 32 nga 50 shtetet amerikane kanë marrë hapa të tillë.
Ndërkohë guvernatorët e këtyre vendeve janë duke pasur mospajtime me presidentin amerikan, Donald Trump për qasjen në teste për këtë virus.
Shtetet e Bashkuara tani kanë më shumë se 163,000 persona të infektuar dhe 3,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Nju Jorku është prekur më së keqi nga kjo sëmundje me 914 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Javën e kaluar SHBA-ja është kthyer në vendin me më së shumti të infektuar duke kaluar edhe Italinë dhe Kinën.
Është i lirë dhe i qasshëm pothuajse në secilin dyqan. Sapuni këto ditë mund të shpëtojë jetën tuaj (ose të dikujt tjetër)
Edhe dy raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të martën për dy raste të reja të konfirmuara me koronavirusin e ri në Kosovë.
“Pacienti nga Gjakova është kontakt i dy familjarëve të rezultuar pozitiv dhe pacienti i dytë pozitiv nga Prizreni është infektuar jashtë shtetit”, është thënë në njoftim.
Aktualisht në Kosovë është raportuar për 108 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa një pacient ka vdekur nga kjo sëmundje.
Qeveria në largim e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
American Airlines kërkon 12 miliardë dollarë ndihmë nga shteti
Kompania amerikane, American Airlines ka konfirmuar se do të kërkojë mbështetje financiare nga Qeveria amerikane në vlerë të 12 miliardë dollarëve, për shkak të ndikimit të koronavirusit.
Punëtorëve u është thënë përmes emailit se “kjo gjë do të na lejonte të realizojmë fluturime edhe në skenarët më të këqinj të mundshëm në të ardhmen”.
Aty është thënë edhe se kjo kërkesë nënkupton se “nuk do të ketë shkurtime apo zvogëlime të pagave dhe përfitimeve tjera për gjashtë muajt e ardhshëm”.
Stafit të kësaj kompanie po ashtu do t’i mundësohet “pushimi vullnetar apo mundësitë për pensionim të parakohshëm”.
Sipas të dhënave të Bloomberg, kjo kompani vitin e kaluar ka fitur 2.9 miliardë dollarë, derisa aksionarëve u ka kthyer 1.3 miliard dollarë përmes dividentave.
Në kuadër të projektligjit të miratuar nga Kongresi amerikan javën e kaluar për ndarjen e 2.2 trilionë dollarëve pas situatës së krijuar me koronavirus, 50 miliardë dollarë janë ndarë për kompanitë ajrore, ndonëse gjysma janë planifikuar si grante.
Kompanitë ajrore në gjithë botën kanë ndalur shumicën e fluturimeve prej muajit shkurt, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur përhapjen e koronavirusit.
Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është raportuar për 163,000 raste të konfirmuara dhe 3,000 të vdekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Nju Jorku është prekur më së keqi nga kjo sëmundje me 914 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Javën e kaluar SHBA-ja është kthyer në vendin me më së shumti të infektuar duke kaluar edhe Italinë dhe Kinën.