Kurti viziton Qendrën e Studentëve që është shëndruar në karantinë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurt ka vizituar stafin e Qendës së Studentëve në Prishtinë, e cila nga ana e autoriteteve është shëndruar në karantinë për personat që hyjnë në Kosovë nga vendet tjera.
Momentalisht aty janë 500 shtetas të Kosovës që janë vendosur në karantinë për një periudhë 14 ditore.
“Të gjithë të karantinuarit vizitohen deri në 5 herë në ditë, ku dy herë në ditë kontrollohen nga profesionistët shëndetësor dhe 3 herë nga ekipi i logjistikës ku u bëhet edhe dërgimi i ushqimit nëpër dhomat e tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Italia raporton për 837 vdekje gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Itali kanë vdekur 837 persona, tha Agjensia e Mbrojtjes Civile. Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë vend ka arritur në 12,428.
Numi i rasteve të reja me infeksion është raportuar të jetë 4,053 duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 105,792.
Autoritetet italiane kanë thënë se rritje e kurbës është duke u rrafshuar.
Italia ka regjistruar më shumë vdekje se kudo tjetër në botë dhe përbën rreth 30% të të gjitha vdekjeve globale nga virusi.
SHBA-ja e kalon Kinën me numrin e viktimave nga koronavirusi
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 3,393, duke tejkaluar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të raportuara në Kinë, raporton Reuters.
SHBA-ja tashmë radhitet e treta në botë për nga numri i viktimave, pas Italisë dhe Spanjës.
Italia ka 11.591 vdekje të raportuara ndërkaq në Spanjë 8,189.
Zyrtarët e shëndetësisë u kërkuan amerikanëve që të ndiqnin urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe masat e tjera për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili e kishte origjinën në Kinë.
Në nivel global, tani ka mbi 800,000 raste të të infektuave dhe më shumë se 39,000 vdekje.
Izraeli teston një vaksinë kundër COVID-19
Izraeli ka filluar testimin e një vaksine kundër COVID-19 tek bejtësit në laboratorin e mbrojtjes bio-kimike, tha një burim të martën.
Kryeministri, Benjamin Netanyahu, urdhëroi Institutin e Izraelit për Kërkime Biologjike (IIBR), të bashkohet me luftën kundër pandemisë.
Në një deklaratë, zyra e Netanyahut tha që drejtori i IIBR, Shmuel Shapira e kishte informuar atë për "përparim të rëndësishëm" në hartimin e një prototipi vaksinash.
Një burim i njohur me aktivitetet e IIBR i tha Reuters se provat ishin duke u zhvilluar tashmë tek brejtësit.
Burimi nuk pranoi të identifikojë llojin e brejtësit.