Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:15 1.4.2020

Aplikacionit Zoom i rriten edhe kritikat, edhe popullariteti

Aplikacioni për video-konferenca, Zoom, është duke u përballur me kritika të reja, në kohën kur i është rritur popullariteti për shkak të pandemisë me koronavirus.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, i ka treguar shqetësimet e saj ndaj kompanisë përmes një shkrese, duke përmendur aftësitë e kompanisë për t’u përballur me kërkesat e mëdha të përdoruesve.

Zoom aktualisht është duke u shfrytëzuar nga miliona persona për shkaqe të punës, apo shkollimit, pas masës së izolimit të vënë në shumë shtete.

Megjithatë, së fundmi janë ngritur dilema për masat që aplikon kjo kompani në fushën e sigurisë dhe privatësisë.

Në një përgjigjje për BBC-në, zëdhënësi i kompanisë në fjalë ka thënë: Zoom konsideron se privatësia, siguria dhe besimi i përdoruesve janë jashtëzakonisht serioze”.

“Gjatë pandemisë me Covid-19, ne jemi duke punuar vazhdimisht për të siguruar se spitalet, universitetet, shkollat dhe bizneset tjera në botë, mund të qëndrojnë të lidhura dhe operacionale. Ne vlerësojmë përfshirjen e Prokurores së Përgjitshme të Nju Jorkut në këto çështje dhe jemi të lumtur që mund t’i ofrojmë informacionin e kërkuar”.

Aktualisht ky aplikacioni renditet si aplikacioni i parë më i përdorur në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Britani të Madhe zë vendin e dytë.

Në të kaluarën ky aplikacion është përballur me mangësi të ndryshme në siguri, pasi është raportuar se me raste janë sulmuar pjesëmarrësit nëpër takime dhe janë vjedhur pamjet e ekraneve.

Mbajtja e mbledhjeve përmes aplikacionit Zoom, në kohën e koronavirusit.
Mbajtja e mbledhjeve përmes aplikacionit Zoom, në kohën e koronavirusit.

14:56 1.4.2020

Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.​

Afër armikut: Detajet e jashtëzakonshme të koronavirusit

Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
1/11 Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
2/11 Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.<br />
&nbsp;
3/11 Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.
 
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. &quot;Korona&quot;&nbsp;është shprehje latine për kurorë.
4/11 Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. "Korona" është shprehje latine për kurorë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
5/11 Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
6/11 Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë &quot;mashtron&quot; qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
7/11 Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë "mashtron" qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
8/11 Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
9/11 Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
10/11 Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.
11/11 Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Previous slide
Next slide

14:23 1.4.2020

Arabia Saudite u kërkon myslimanëve të shtyjnë rezervimet për Haxh

Arabia Saudite u ka kërkuar myslimanëve, që planifikojnë të marrin pjesë në pelegrinazhin e Haxhit, të shtyjnë rezervimet e tyre për shkak të pandemisë me koronavirus.

Ministri i Haxhit, Mohammed Banten ka thënë se Mbretëria Saudite është e shqetësuar për sigurinë e pelegrinëve dhe u ka bërë thirrje njerëzve “të presin para krijimit të kontratave”.

Rreth dy milionë persona ishte pritur që të udhëtonin në Mekë dhe Medinë në korrikun dhe gushtin e këtij viti për të qenë pjesë e ceremonisë fetare.

Myslimanët që janë fizikisht mirë, duhet të kryejnë Haxhin të paktën një herë në jetë.

Pelegrinazhi tjetër, Umra, tashmë është pezulluar, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

Njerëzve u është ndalur hyrja në Mekë dhe Medinë, ashtu sikurse edhe në kryeqytetin Riad, teksa autortitetet saudite luftojnë shpërthimin e sëmundjes Covid-19, që ka infektuar të paktën 1,563 persona dhe ka marrë jetën e 10 personave tjerë.

13:54 1.4.2020

Shkon në 15 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën dy njerëz, duke e çuar në 15 numrin e të vdekurve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka bërë të ditur se viktimat kishin sëmundje shoqëruese.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. Shtatë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Të tjerët të shtruar në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, ka thënë Bino.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se janë testuar 152 persona, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus.

Në total, Shqipëria ka 259 të infektuar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG