Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
17:18 1.4.2020

Garat e UEFA-s “shtyhen deri njoftimin e radhës”

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka njoftuar për shtyrjen e garave në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës “deri në njoftimin e radhës”.

Trupi udhëheqës i futbollit në Evropë, po ashtu ka shtyrë të gjitha organizimet tjera që lidhen me kampionatet e futbollit, në kategoritë e burrave dhe grave.

Ky vendim vjen pas takimit të zhvilluar mes 55 asociacioneve anëtare të UEFA-s.

UEFA tashmë ka shtyrë mbajtjen e Kampionatit Evropian të Futbollit në vitin 2021, për shkak të pandemisë me koronavirus.

 

16:20 1.4.2020

Vdes një sekretar shtetëror serb nga koronavirusi

Një pjesëtar i Qeverisë serbe ka vdekur pasi është prekur nga koronavirusi i ri.

Branisllav Bllazhiq, ka qenë sekretar shetëror në Ministrinë e Ambientit. Ai është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga kjo sëmundje.

Politikani i krahut të djathtë, Bllazhiq ka qenë edhe bashkëthemelues i Partisë Progresive.

Ai ka shërbyer si ministër i Ambientit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, së fundmi si sekretar shtetëror.

Ky lajm vjen në kohën e rritjes së numrit të të infektuarve në këtë shtet.

Serbia ka raportuar për 1,060 raste me koronavirus dhe pothuajse 30 vdekje deri më tani.

Në këtë shtet është duke u zbatuar edhe masa e gjendjes së jashtëzakonshme.

 

15:52 1.4.2020

Erdogan: Turqia mund të ashpërsojë masat nëse injorohet “karantina vullnetare”

Turqia do të marrë masa shtesë nëse rritet numri i personave të prekur nga koroanvirusi i ri nëse njerëzit nuk respektojnë “karantinën vullnetare”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Neve nuk na duhen masa shtesë nëse të gjithë qytetarët respektojnë karantinën vullnetare. Megjithatë, mund të na duhet të marrim masa shtesë nëse qytetarët tanë nuk qëndrojnë në shtëpi”, ka thënë Erdogan në një takim me kryetarët e Partisë së tij, për Drejtësi dhe Zhvillim, përmes video-konferencës.

Erdogan nuk ka marrë vendim për izolim të plotë të Turqisë, kryesisht për arsye ekonomike, pavarësisht presionit në rritje për të bërë një gjë të tillë, pasi numri i të prekurve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur në 13,000 në vetëm tri javë, ndërkohë që është raportuar 214 vdekje.

“Ne jemi të vendosur për të vazhduar prodhimin dhe eksportin”, ka thënë mes tjerash Erdogan.

Presideneti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Presideneti turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

15:30 1.4.2020

Arrin në 10 numri i viktimave me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Është regjistruar edhe një i vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Vdekur, duke e çuar në dhjetë numrin e viktimave nga paraqitja e sëmundjes COVID-19 në këtë shtet.

Ministri i Shëndetësisë tha se viktima, një grua 65-vjeçare nga Llabunishta e Strugës, vuante nga disa sëmundje kronike para se të infektohej edhe me kornavirusin e ri.

Të mërkurën janë regjistruar 25 raste të reja ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 354.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Ai tha piku i pandemisë së virusit pritet të arrihet në fund të muajit prill.

“Kemi situatë dinamike në të gjitha zonat e vendit. Pikun e presim diku nga fundi i muajit prill. Mund të thuhet lirisht se sistemi shëndetësor është i përgatitur të pranojë numër më të madh të pacientëve”, ka deklaruar Filipçe.

Numri i personave të shëruar ka arritur në 17. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për 46 raste të shkeljes masave të qeverisë për lëvizje gjatë kohës së orës policore.

Pamje nga Shkupi.
Pamje nga Shkupi.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG