Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:49 1.4.2020

Franca regjistron 509 vdekje në 24 orët e fundit

Franca ka thënë se 509 persona kanë vdekur me koronavirus në 24 orët e fundit.

Kjo shifër e dërgon në 4,032 numrin total të të vdekurve nga ky virus nëpër spitalet e këtij shteti.

Shifra e fundit e publikuar, është njëherësh më larta e vdekjeve në territorin francez.

 

 

21:39 1.4.2020

Mbi 200,000 persona të infektuar nga koronavirusi i ri në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar shifrën e 200,000 personave të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo pandemi ka marrë jetët e të paktën 4,475 personave në SHBA.

Nju Jorku përbën epiqendrën e përhapjes së virusit në territorin amerikan, pasi aty është raportuar për të paktën 1,900 të vdekur, ka thënë guvernatori, Andrew Cuomo.

Më shumë se tetë nga 10 amerikanë aktualisht janë duke përjetuar një formë të izolimit, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se rreth 240,000 amerikanë mund të vdesin nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, pavarësisht marrjes së masave të izolimit.

Nju Jorku.
Nju Jorku.

 

20:55 1.4.2020

Një ditë në karantinë me tre të rinj nga Kosova

Kanë dy javë që po qëndrojnë në karantinë. Si e kalon një ditë një arkitekte, një menaxher i marketingut dhe një instruktore e zumbas?​

Një ditë në izolim me tre të rinj nga Kosova
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:24 0:00

 

20:24 1.4.2020

Shkon në 125 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar të mërkurën për 13 raste të reja të prekura me koronavirusin e ri.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, është në njoftim.

Aty po ashtu është thënë se të mërkurën është bërë i ditur lajmi për shërimin e katër personave nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një të vdekur me koronavirus.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG