Gjermania në prag të krizës financiare
Ekonomia më e madhe e Evropës mund të zvogëlohet më shumë këtë vit sesa gjatë krizës financiare 2008/9, tha të enjten ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier.
Gjermania është në izolim, pasi më shumë se 73,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe gjithsej 872 kanë vdekur.
Shkollat, dyqanet, restorantet dhe objektet sportive janë mbyllur dhe shumë kompani kanë ndaluar prodhimin për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së sëmundjes.
"Ne presim që në muaj të veçantë në gjysmën e parë të vitit, ekonomia të mund të tkurret me më shumë se 8%," tha ai.
"Uljet për të cilat kam folur me siguri do të jenë të paktën po aq të këqija, nëse jo edhe më keq sesa me krizën bankare dhe të aksioneve të vitit 2008/2009," tha Altmaier, pa dhënë një parashikim të saktë.
Ekonomia gjermane u tkurr me 5.7% më 2009.
"Kjo do të thotë që pas 10 viteve të mira të rritjes ekonomike, do të kemi përsëri një recesion këtë vit për herë të parë që nga viti 2009," shtoi Altmaier.
Si i prek koronavirusi burrat dhe gratë? Infrografikë:
Rritje rekorde e numrit të papunësisë në Spanjë
Spanja ka humbur pothuajse 900,000 vende të punës prej kur ka nisur zbatimin e masave të ashpra kundër koronavirusit, një tjetër shenjë për ndikimin që do të ketë kjo sëmundje në ekonominë e Evropës.
Të dhënat tregojnë se 898,822 persona kanë humbur vendet e tyre të punës prej kur ka nisur masa e izolimit, duke përfshirë rreth 550,000 punëtorë të përkohshëm.
Shkalla e papunësisë në Spanjë është rritur në 3.5 milionë, duke shënuar shifrën më të lartë nga prilli i vitit 2017.
“Kjo është situatë absolutisht e pashembullt”, ka thënë Ministrja e Punës, Yolanda Díaz në një konferencë për media.
Sektori i turizimit dhe ndërtimtarisë kanë përjetuar goditjen më të rëndë.
Spanja ka ndaluar daljet jo të domosdoshme dhe ka mbyllur shumicën e bizneseve deri në mesin e muajit prill.
Deri më tani është raportuar për më shumë se 10,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19 që shkakton koronavirusi në këtë shtet.
Në gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur gati shifrën 1 milion, derisa janë regjistruar më shumë se 47,000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins.
Sipas këtyre të dhënave del se rreth 195,000 persona janë shëruar.
Pesë gjëra që duhet t’i dini për testet e koronavirusit
Teste të koronavirusit nuk ka mjaftueshëm, por teknologjitë e reja janë duke u dhënë mjekëve mjete të nevojshme për të luftuar pandeminë. Sipas ekspertëve, testimi është thelbësor jo vetëm për t'i trajtuar pacientët individualisht, por edhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.