Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
17:03 2.4.2020

Gjykata në Hagë ende pa vendim për lirimin e përkohshëm të të paraburgosurve

Nga mekanizmi ndërkombëtar i mbetur nga e kaluara për gjykatat penale (trashëgimtar i Tribunalit të Hagës), për Radion Evropa e Lirë, është konfirmuar se një i burgosur në burgun holandez në Sheveningen, më datën 18 mars është diagnostikuar me koronavirus, por se nuk bëhet fjalë për të burgosurin që është aktualisht nën autoritetin e Mekanizmit në Njësinë e Paraburgimit të Kombeve te Bashkuara, e vendosur në njësi të veçantë të burgut.

Artikulli i plotë KËTU

16:36 2.4.2020

Si e zuri Evropën somnambul kriza e koronavirusit?

Pothuajse një muaj para se Evropa të përfshihej në “luftën” për maska, ventilatorë dhe në pajisje testimi për të luftuar koronavirusin, qeveritë e vendeve anëtare i thanë Brukselit se sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor ishin në gjendje gatishmërie dhe nuk kishte nevojë për porositjen e më shumë pajisjeve në stoqet e tyre, thuhet në disa dokumente të Bashkimit Evropian.

Raportin e plotë të agjencisë Reuters mund ta lexoni KËTU

16:10 2.4.2020

BE-ja ndan 3 milion euro ndihmë për Malin e Zi 

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Mal të Zi kanë nënshkruar një kontratë me vlerë 3 milion euro për blerjen e pajisjeve të nevojshme mjekësore dhe pajisjeve mbrojtëse personale për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Kontrata është financuar nga fondet e BE-së, si pjesë e mbështetjes së Malit të Zi për reagimin urgjent ndaj pandemisë së koronavirusit, dhe aktivitetet do të kryhen nga UNDP-ja në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse.

 

16:04 2.4.2020

Maqedoni e Veriut: 30 raste të reja me koronavirus

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar edhe 30 raste të reja me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 384, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Raste të reja të vdekjes nuk janë regjistruar dhe numri i përgjithshëm i viktimave mbetet 11.

Në Dibër, qyteti më i goditur me COVID-19, tani tre ditë me radhë nuk janë regjistruar raste të reja, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë është sinjal i mirë se masat e qeverisë kanë dhënë rezultatet në këtë zonë ku tani dy javë janë në fuqi masat e izolimit të plotë të qytetit.

Numri më të i madh i të infektuarve është në Shkup, ku janë të regjistruar 192 raste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, të enjten ka njoftuar përfundimin e punimeve për ngritjen e një spitali mobil në oborrin e Qendrës Klinike Universitare në Shkup, me një kapacitet për të pranuar 130 pacientë.

“Vlerësojmë ky është vendi më i mirë për ngritjen e një spitali të këtillë, meqë është shumë pranë Klinikës Infektive. Por, sinqerisht besoj se nuk do të ketë nevojë që të shfrytëzojnë”, ka theksuar Filipçe duke besuar në kapërcimin e shpejtë të gjendjes me koronavirusin.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për 75 shkelje të orës policore, ku ndaj disa personavejanë ngritur edhe kallëzime penale. Për mosrespektim të masave policore parashihet dënim deri në një vit burg dhe gjobë në para.

Maqedoni e Veriut
Maqedoni e Veriut

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG