Shtyhet konventa e Partisë Demokratike në SHBA
Partia Demokratike në SHBA ka njoftuar se do të shtyjë konventën e saj - ku zgjidhet kandidati për zgjedhjet presidenciale në SHBA që pritet të mbahen në muajin nëntor.
Konventa ishte paraparë të mbahej në muajin korrik por për shkak të pandemisë së koronavirusit ajo do të shtyhet deri në muajin gusht.
Më saktësisht, ajo do të fillojë më 17 gusht dhe do të zgjasë një javë.
Vendimi erdhi pasi kandidati kryesor nga ana e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, tha se ishte e vështirë të imagjinohej që konventa e partisë të mbahej në mes të korrikut, siç ishte planifikuar.
Sfida e një infermieri në kohën e koronavirusit
Fitim Havolli është infermier që po ndihmon pacientët e infektuar me koronavirus. Lufta ndaj këtij virusi është e vështirë për stafin e spitaleve, por, Fitimi thotë se çdo pacient i shëruar është motivim shtesë për ta.
Edhe një rast me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast me koronavirus në Kosovë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 126.
"Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare", thuhet në njoftimin e Institutit.
Spider-Man-i gjithmonë pranë fëmijëve
Një banor i qytetit Mançester në Mbretërinë e Bashkuar ka argëtuar fëmijët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të masave që Qeveria britanike ka marrë për mospërhapjen e koronavirusit.