Pesë gjëra që duhet t’i dini për testet e koronavirusit
Teste të koronavirusit nuk ka mjaftueshëm, por teknologjitë e reja janë duke u dhënë mjekëve mjete të nevojshme për të luftuar pandeminë.
Sipas ekspertëve, testimi është thelbësor jo vetëm për t'i trajtuar pacientët individualisht, por edhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Borrell ngre alarmin për koronavirusin në Afrikë
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ngriti alarmin për përhapjen e koronavirusit në Afrikë.
Evropa, tash për tash, është epiqendër e pandemisë së koronavirusit, porse sëmundja që e shkakton ai, COVID-19, mund të përhapet edhe në Afrikë, ku kujtimet e shpërthimt të Ebolës janë ende të freskëta, në disa vende.
“Afrika është shetqësim i veçantë për ne”, tha Borrell.
“Ata janë fqinjët tanë dhe pandemia atje mund të dalë shpejt jashtë kontrollot”, shtoi ai.
COVID-19 ka goditur rëndë Evropën, duke marrë mbi 35,000 jetë njerëzish deri më tash.
Në gjithë botën, mbi 55,000 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa mbi një milion janë prekur.
Disa këshilla të Organizatës Botërore të Shëndetësisë:
Shtyhen të gjitha zgjedhjet në Rusi për shkak të koronavirusit
Autoritetet zgjedhore në Rusi i kanë shtyrë të gjitha votimet lokale dhe kombëtare, që kanë qenë të parapara para datës 21 qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të premten se të gjitha votimet do të mbahen pas 21 qershorit.
“Marrë parasysh situatën aktuale në vend dhe për shkak të sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve, kemi konstatuar se është e nevojshme shtyrja e të gjitha zgjedhjeve dhe referendumeve deri në përmirësimin e situatës epidemiologjike në vend”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova.
Më herët, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi ligjin që i lejon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndryshojë datën e votimeve të planifikuara.
Rreth 100 votime kanë qenë të parapara në Rusi deri më 21 qershor.
Votimi kombëtar për ndryshimet kushtetuese – që do të hapnin mundësinë e mbetjes së Putinit në pushtet edhe për 16 vjet të tjerë – ka qenë i paraparë për 22 prill.
Putin, herë si president, herë si kryeministër, e ka udhëhequr Rusinë për më shumë se 20 vjet.