Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:15 4.4.2020

Në Maqedoninë e Veriut shënohen 5 viktima të reja nga COVID 19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar bilancin më të rëndë që nga paraqitja e koronavirusi duke shënuar 5 viktima të reja.

Me këtë numri i vdekurve ka arritur në 17. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 2 persona kanë ndërruar jetë në Kumanovë dhe nga 1 në Shkup, Strugë dhe Veles.

Dy prej tyre kishin vdekur para dy ditëve, por rezultatet e kryera gjatë ditës së shtunë kanë treguar se ata ishin të infektuar me COVID-19.

Nga 414 teste të kryera për koronavirus, 53 kanë rezultuar pozitiv duke e çuar numrin e të infektuarve në 483 persona. Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Shkup 13 pastaj në Strugë 14, në Kumanovë 8 dhe të tjerët nëpër qytetet tjera. Deri më tani në nivel të shtetit janë kryer 4920 teste kurse 20 persona janë shëruar.

Koronavirusi ka të ngjarë të përfundojë në një formë të imunitetit kolektiv, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke paralajmëruar valë më të madhe të të infektuarve.

16:04 4.4.2020

Një mister i mbështjellë me enigmë

Një dërgesë e ndihmave për luftimin e koronavirusit ka ngritur vetullat edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe në Rusi.

Aeroplani i mallrave i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, i ngarkuar me maska, ventilatorë dhe pajisje të tjera mjekësore, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut “John F. Kennedy” më 1 prill.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu

 

15:49 4.4.2020

Të gjithë migrantët në Serbi janë vendosur në karantinë të plotë

Komisariati për Refugjatë dhe Migrim në Serbi tha se që nga nisja e zbatimit të gjendjes së jashtëzakonshme më 15 mars, për shkak të pandemisë, të gjithë migrantët që janë gjendur në territorin e Serbisë dhe që kanë qenë jashtë qendrave të pritjes, janë vendosur në qendra dhe që prej asaj kohe sigurohen nga Forcat e Armatosura serbe.

"Për shkak të vendosjes së tyre në qendra numri është rritur dhe sot (e shtunë, 4 prill) arrin në 8.703", tha Komisariati në një deklaratë.

Serbia ka vendosur rregulla të ashpra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në mesin e migrantëve.

15:27 4.4.2020

Shqipëria shënon 18 viktima dhe 333 të prekur nga COVID-19

Në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 333 persona dhe deri tani kanë humbur jetën 18 pacientë.

Marjeta Dervishi, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga testet e kryera kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 29 qytetarë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG