Ramë Lahaj: Ju rrini ne shtëpi, ne këndojmë!
Tenori kosovar Ramë Lahaj së bashku me sopranon, Inva Mula, kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë. Këtë e kanë bërë përmes këngës.
Rritet numri i viktimave në Serbi
Në Serbi gjatë 24 orëve të kaluara, pesë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 44, tha Goran Stevanoviq, drejtori i Qendrës Klinike Infektive në Serbi.
Deri më 4 prill, në ora 3 pasdite, janë regjistruar edhe 148 raste si positive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve tani është 1.624.
Stevanoviq tha se 1,046 pacientë janë shtruar në spital ndërsa 89 prej tyre janë vendosur në respiratorë.
Komunat në veri aplikojnë masat e Serbisë ndaj koronavirusit
Dy komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, tashmë si masë mbrojtëse për parandalimin e përjapjes së Covid-19, që njihet si koronavirusi i ri, kanë aplikuar futjen në karantinë.
Qeveria e Kosovës në detyrë, konfirmon se ka kontakte me zyrtarët e të dy komunave, por nuk sqaron se pse këto komuna vazhdojnë të aplikojnë masat e shtetit të Serbisë, për luftë kundër koronavirusit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu
Infografikë: