Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:11 5.4.2020

Parashikohen 7,000 deri në 20,000 vdekje në Britani

Sekretari britanik për Shëndetësi, Matt Hancock, nuk ka përjashtuar mundësinë e ndalimit të stërvitjeve në ambiente të hapura, nëse njerëzit nuk respektojnë masat e distancimit fizik dhe qëndrimit nëpër shtëpi.

“Nëse nuk dëshironi të na shtyni të marrim masa për të ndaluar ushtrimet e të gjitha llojeve jashtë shtëpisë, atëherë duhet të respektoni rregullat”, ka shtuar mes tjerash ai.

Ndërkohë epidemiologu britanik, Neil Ferguson ka thënë për BBC-në se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me 7,000 deri në 20,000 vdekje si pasojë e koronavirusit.

Ai ka thënë se ka “shenja” që masat e izolimit kanë ndihmuar në uljen e shkallës së përhapjes së koronavirusit, duke shtuar se epidemia do të zgjerohet dukshën në 7 deri në 10 ditët e ardhshme.

Ferguson, modeli i të cilit ka udhëzuar Qeverinë britanike që të veprojë kundër koronavirusit, ka thënë: Është tejet e rëndësishme se sa shpejt do të ulen numrat - a do të shohim ngritje të madhe të lakores apo, ashtu si edhe shpresojmë, ulje të shpehtë?

“Kjo varet sesa efektive janë masat aktuale”, ka shtuar mes tjerash ai.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, aktualisht në Britani janë infektuar 42,479 persona të prekur me koronavirusin e ri, ndërkohë që 4,320 të tjerë kanë vdekur.

11:40 5.4.2020

Analizoni në shkallë mikroskopike koronavirusin që ka shkaktuar pandemi në gjithë botën dhe ka marrë jetën e qindra mijëra personave.

Afër armikut: Detajet e jashtëzakonshme të koronavirusit

Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
1/11 Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
2/11 Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.<br />
&nbsp;
3/11 Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.
 
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. &quot;Korona&quot;&nbsp;është shprehje latine për kurorë.
4/11 Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. "Korona" është shprehje latine për kurorë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
5/11 Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
6/11 Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë &quot;mashtron&quot; qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
7/11 Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë "mashtron" qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
8/11 Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
9/11 Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
10/11 Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.
11/11 Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Previous slide
Next slide

11:15 5.4.2020

Jordania përdor dronë dhe kamera për monitorizim të izolimit

Jordania ka thënë se do të përdorë dronë dhe kamera vëzhgimi për të monitoruar zbatimin e masës së izolimit në këtë shtet, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

“Forcat e armatosura dhe shërbimet e sigurisë do të garantojnë zbatimin e izolimit duke përdorur teknologji moderne”, ka thënë Ministri shtetëror për Informacion, Amjad al-Adayleh.

Jordania deri më tani ka raportuar për pesë persona të vdekur dhe 323 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Adayleh, i cili shërben edhe si zëdhënës qeveritar ka paralajmëruar se autoritetet “do të marrin masat e nevojshme kundër secilit që nuk respekton vendimet”.

Jordania ka thënë se ka arrestuar të paktën 1,600 persona për shkelje të vendimeve, duke i ndëshkuar me gjoba të ashpra.

10:46 5.4.2020

Mbretëresha britanike i drejtohet kombit

Mbretëresha Elizabeta II e Britanisë së Madhe do të mbajë një fjalim drejtuar kombit më vonë gjatë ditës së diel. Prej kur ka fituar këtë pozitë, kjo do të jetë vetëm hera e katërt që Mbretërësha britanike i drejtohet kombit në këtë mënyrë.

Ajo pritet të theksojë rëndësinë e mbajtjes së disiplinës gjatë pandemisë me koronavirus.

Fjalimi i saj vjen në kohën kur në Britani numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka arritur 4,313.

Cilat kanë qenë tri rastet parapake?

1991: Kur Mbretëria e Bashkuar është përfshirë në Luftën e parë të Gjirik, ajo u ka bërë thirrje njerëzve për t’u lutur që ofensiva të jetë “e shpejtë dhe e sigurt”.

1997: Në prag të ceremonisë së funeralit të Princeshës Diana, Mbretëresha i është drejtuar kombit nga Pallati Buckingham.

2002: Mbretëresha britanike i është drejtuar kombit edhe një herë tjetër, një ditë para funeralit të nënës së saj.

Mbretëresha Elizabeta II.
Mbretëresha Elizabeta II.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG