Rrugët e zbrazura të Prishtinës në kohë koronavirusi
Kosovë: Masat për kufizimin e lëvizjes deri më 12 prill
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të dielën se vendimi për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve mbetet në fuqi deri më datën 12 prill.
Ky vendim vjen pas mbledhjes së qeverisë ku janë shqyrtuar masat për parandalimin e përhapjes së sëmundjes, COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Pasi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kërkuar interpretim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë vendim, kjo e fundit ka thënë se vendimi i 23 marsit i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin e ka shpallur të pavlefshëm.
Sipas Gjykatës, vendimi i ri hyn në fuqi nga 13 prilli.
Deri më tani në Kosovë është raportuar për 140 persona të infektuar dhe një të vdekur si pasojë e koronavirusit.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje, autoritetet në Kosovës kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.
Sudani Jugor konfirmon rastin e parë me koronavirus
Sudani Jugor ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, ka thënë zëvendës-presidenti i këtij vendi, Riek Machar.
Ky shtet tani është kthyer në territorin e fundit afrikan që raporton për raste të infektuara nga koronavirusi.
Machar ka thënë se pacientja 29-vjeçare ka arritur atje nga Etiopia më 28 shkurt dhe se tani është duke u trajtuar në izolim.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Zvicër rritet për 19
Numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit në Zvicër është rritur për 19, duke e dërguar numrin total në 559, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.
Numri i personave që kanë dalë pozitivë në testin për këtë sëmundje ka arritur në 21,100.
Zvicra deri më tani ka testuar më shumë se 158,000 persona për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.