Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
10:59 6.4.2020

Vuçiq: I gatshëm të bashkëpunoj me Prishtinën në luftimin e koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu gatishmërinë e tij për, siç tha, bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë, në luftën kundër koronavirusit.

Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçiq shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Beogradi është i vendosur për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të luftuar epideminë, tha Vuçiq.

Komuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se 27 persona nga mjediset serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se Vuçiq dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

10:51 6.4.2020

Disa këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

 

10:35 6.4.2020

Çekia raporton rritjen më të ngadalshme ditore të rasteve me koronavirus

Republika Çeke raportoi të hënën për rritjen më të ulët të numrit të rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë tha se deri në mesnatën e së dielës, Çekia ka pasur 4,591 raste me koronavirus, që do të thotë 2.6 për qind më shumë se ditën paraprake.

Kjo, sipas autoriteteve, është përqindja më e ulët e rritjes së numrit të rasteve që nga fillimi i marsit, kur Çekia ka raportuar rastet e para me koronavirus.

Ky vend ka kryer 85,014 teste deri më tash dhe synon të rrisë kapacitetin e testimit përtej 10,000 në ditë.

Në Çeki, 96 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa 72 kanë vdekur.

Deri të dielën, 391 persona kanë qenë në spital – 84 prej tyre në gjendje serioze.

 

 

09:59 6.4.2020

Si krahasohet COVID-19 me sëmundje të tjera?

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG