Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:14 6.4.2020

Rritet sërish numri i të vdekurve në Itali

Italia ka regjistruar të hënën 636 vdekje të reja, apo rreth 100 më shumë sesa një ditë më parë, ka thënë Agjencia për Mbrojtje Civile, ndonëse numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri ka rënë dukshëm.

Numri total i të vdekurve në këtë shtet nga virusi ka arritur në 16,523, çka përbën shifrën më të lartë në botë.

Numri i rasteve të reja të infektuara me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi është rritur për 3,599 apo 132,547, në total, ndonëse kjo është shifra më e ulët për të cilën është raportuar nga 17 marsi.

Aktualisht Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së kësaj sëmundjeje, pasi është raportuar për 338,995 persona të infektuar dhe 9,683 të vdekur.

Spanja është vendi i dytë i prekur më së keqi nga koronavirusi, pasi në këtë shtet është raportuar për 135,032 persona të infektuar dhe 13,169 të vdekur.

18:46 6.4.2020

Kina dhe Rusia: Propagandë për COVID-19

Një senator amerikan e ka akuzuar Kinën për “propagandë mbeturinash” për koronavirusin. Bashkimi Evropian thotë se pretendimet se po përçahet për shkak të koronavirusit, janë bërë trend në mediat sociale. Kina dhe Rusia, në anën tjetër, kanë në shënjestër audiencat globale, teksa raportojnë për ndihmat që u kanë dhënë vendeve të tjera dhe, në të njëjtën kohë, shpërndajnë dezinformata.

Kina dhe Rusia: Propagandë për COVID-19
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:19 0:00

 

18:25 6.4.2020

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, 33 të infektuar me koronavirus

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, deri më 6 prill, janë shënuar 33 pacientë të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 32 janë nga komunat në veri të vendit.

Aleksandar Antonijeviq nga Departamenti i Shëndetit Publik në Mitrovicë të Veriut, ka thënë në një konferencë për media që situata është gjithnjë më e rëndë.

Tre pacientë sipas tij, janë dërguar për mjekim të mëtejmë në Nish, dy të tjerë në Beograd, ndërkaq tetë pacientë janë në Repartin Infektiv të Qendrës klinike sipitalore në Mitovicë të Veriut. Pacientët tjerë, me pasqyrë më të lehtë klinike janë vendosur në Qendrën e studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Kryetari i Shtabit të krizës në Mitrovicën e Veriut, Aleksandar Spiriq, ka thënë që në hyrje të Qendrës klinike spitalore do të instalohet një objekt i montuar për të marrë mostrat e pacientëve me qëllim të ruajtjes së sistemit shëndetësor.

Spiriq ka konfirmuar se Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë në karantinë, e që sipas tij, “kjo do të thotë që pa pasur detyrime të drejtpërdrejta nuk ka nevojë të shkohet në Zveçan dhe anasjelltas”.

Më herët, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që Mitrovica e Veriut dhe Zveçani nuk janë një zonë e vetme e karantinës.

“Ajo ka qenë një zonë dhe ishte lënë mundësia që njerëzit të lëvizin ndërmjet dy komunave. Por kjo nuk funksinon, sepse të gjithë nga Zveçani dëshirojnë të vijnë në Mitrovicë dhe të gjithë nga Mitrovica në Zveçan. Kur e gjithë kjo të përzihet, krijohet problemi”, tha Hoti duke shtuar se shtabet e krizave kanë kërkuar që komunat të mbyllen.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Sërgjan Vuloviq ka bërë të ditur që dy persona nga kjo komunë kanë dalë pozitivë me koronavirus, ndërkaq që në izolim shtëpiak gjenden anëtarët e familjeve të tyre.

Ai ka paralajmëruar se nga dita e martë, në Shtëpinë e shëndetit në Zubin Potok, do të nisë testimi i personave që kanë simptoma të koronavoirusit. Vuloviq ka shtuar që vendbanimi i studentëve në Zubin Potok është përgatitur për pranimin e pacientëve të infektuar me koronavirus dhe se disponon me 60 shtretër.

Deri më tash, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, të infektuar me koronavirus janë 145 persona, prej të cilëve 23 janë shëruar, ndërkaq që 3 persona kanë vdekur.

17:45 6.4.2020

Rumania mund të zgjasë edhe për 30 ditë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, ka thënë se synon të zgjasë masën e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë tjera, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet ka tejkaluar shifrën 4,000.

“Neve na duhet ta bëjmë sërish këtë gjë. Është nevojë absolute. Njerëzit duhet të kuptojnë se pa këtë masë, virusi nuk mund të ndalet”, ka thënë Iohannis më 6 prill.

Rumania ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 16 mars, ndërkohë që Iohannis ka thënë se javën e ardhshme do të nisë një dekret për të zgjatur masën me 16 maj.

Deri më tani në këtë shtet është raportuar për 4,057 persona të infektuar dhe 162 të vdekur pas infektimit me koronavirusin e ri.

Po ashtu është bërë e ditur se edhe 627 rumunë janë infektuar në vendet tjera dhe 26 të tjerë kanë vdekur, shumica prej tyre në Itali, Francë, Spanjë dhe Gjermani.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis.
Presidenti rumun, Klaus Iohannis.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG