Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
08:57 7.4.2020

Remitencat mund të bien në nivelin e krizës ekonomike të vitit 2009

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka parashikuar rënie të të ardhurave dytësore në ekonominë e Kosovës, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19.

Remitencat apo dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës, sipas BQK-së mund të pësojnë rënien sikur në krizën ekonomike globale të vitit 2009.

Vëllimi i dërgesave të emigrantëve, sipas raportit vjetor të BQK-së të vitit 2009 ishte zvogëluar për 5.5 për qind duke shënuar rënie në 505.6 milionë euro nga 535.4 milionë euro, sa ishte në vitin 2008.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

08:45 7.4.2020

Kryeministri britanik e kalon natën nën kujdes intenziv mjekësor

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka kaluar natën në kujdes intensiv të një spitali në Londër, pasi simptomat e tij nga sëmundja COVID-19 u përkeqësuan.

Zyra e tij tha se ai ishte transferuar në repartin intenziv, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, dhe po merrte "kujdes të shkëlqyeshëm".

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu. 

08:20 7.4.2020

Për herë të parë, Kina nuk raportoi ndonjë rast të vdekjes nga COVID-19

Të martën, Kina nuk raportoi asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi. Kjo është hera e parë që në publikimin e të dhënave ditore për virusin, nuk figuronte asnjë viktimë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se të infektuar janë shënuar 32 raste, nga 39 sa ishin të hënën.

Qeveria kineze është nën vështrim nga komuniteti ndërkombëtarë nëse ajo po raporton shifrat e sakta.

Qeveria thotë, se që nga shpërthimi i epidemisë, më shumë se 3,331 njerëz kanë vdekur dhe 81.740 janë konfirmuar si të infektuar.

Të gjitha rastet që u konfirmuar martën kishin mbërritur në vend nga jashtë.

Kina është e shqetësuar se një valë e dytë e të infektuarve mund të ndodhë nga personat që shkojnë prej vendeve tjera.

Tashmë, vendi ka mbyllur kufirin për të huajt, përfshirë ata me viza ose leje qëndrimi.

Fluturimet ndërkombëtare janë reduktuar me dy linja ajrore kineze.

Por, zyrtarët e Vuhanit, vendi ku u paraqit për herë të parë virusi në dhjetor të vitit të kaluar, revokuan statusin "pa epidemi" në 45 vendbanime për shkak të shfaqjes së rasteve pa simptoma dhe për arsye të tjera të paspecifikuara.

Rastet pa simptoma i referohen dikujt që e bart virusin, por nuk ka simptoma.

Kina filloi të raportojë për këto raste në fillim të prillit.

Më shumë se 1,033 pacientë janë nën vëzhgimin mjekësor.

21:28 6.4.2020

Kryeministri britanik dërgohet në kujdes intensiv

Kryeministri britanik, Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.

Ai i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab që ta zëvendësojë atë”, ka njoftuar një zëdhënës qeveritar britanik.

Kryeministri britanik, Boris Johnson.
Kryeministri britanik, Boris Johnson.

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG