Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:56 7.4.2020

Vetizolohet një ministër i qeverisë britanike

Ministri britanik, Michael Gove, tha të martën se do të izolohet pasi një anëtar i familjes së tij po shfaq simptoma të semundjes COVID-19.

"Në përputhje me udhëzimet, unë po izolohem në shtëpi pasi një anëtar i familjes time filloi të shfaq simptoma të buta të koronavirusit”, tha ai.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka kaluar natën në kujdes intensiv të një spitali në Londër, pasi simptomat e tij nga sëmundja COVID-19 u përkeqësuan.

Zyra e tij tha se ai ishte transferuar në repartin intensiv, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, dhe po merrte "kujdes të shkëlqyeshëm".

Kryeministri, 55 vjeç, dielën në mbrëmje u dërgua në spital për shkak të "simptomave të vazhdueshme" të koronavirusit.

Johnson njoftoi 11 ditë më parë se ai ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.

12:28 7.4.2020

OBSH-ja u thotë vendeve të mos nguten me lehtësimin e masave

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka rekomandime të qarta për vendet dhe rajonet lidhur me lehtësimin e masave ndaj pandemisë, por u kërkoi atyre që të mos i heqin ato shumë herët.

"Njëra nga gjërat më të rëndësishme është që të mos hiqen shumë herët masat në mënyrë që të mos kemi një përkeqësim përsëri", tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

Sipas tij, kjo situatë, është e ngjashme me të qenit i sëmurë vetë.

“Nëse ngritesh shumë shpejt nga shtrati dhe vrapon shumë herët, rrezikon të biesh prapa dhe të kesh komplikime", shtoi ai.

Disa vende në botë kanë paralajmëruar lehtësimin e masave të izolimit dhe të gjenjes së jashtëzakonshme.

Më 6 prill Austria tha se mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Pesë gjëra që duhet t’i dini për testet e koronavirusit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:12 0:00

 

12:07 7.4.2020

Serbia blen 75 respiratorë me paratë e BE-së

Serbia deri më tani ka blerë 75 respiratorë nga paratë që i janë ofruar nga BE-ja, tha ministrja për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Ajo i tha televizionit PRVA se këto pajisje mjekësore, nuk kanë arritur ende në Serbi për shkak të kufizimeve të eksportit në disa vende.

Nga zhvillime tjera, më 7 prill, Serbia do të organizojë fluturime për në Paris të Francës dhe Frankfurt të Gjermanisë, për kthimin e shtetasve serbë, ndërsa më 8 Prill, për të njëjtin qëllim, do të ketë një fluturim për në Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha të hënën se janë 1.500 qytetarë serbë në Gjermani dhe 700 të tjerë në SHBA.

Ai theksoi se destinacionet e largëta nuk janë në rendin e ditës.

11:12 7.4.2020

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri 

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirusin e ri.

Kështu bëri të ditur, Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri ka arritur në 383 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit 15 qytetarë janë shëruar nga sëmundja, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131”, tha Bino.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 22 viktima nga COVID-19.

Qytetarët në Shqipëri po dezinfektohet para se të hyjnë në një treg, pasi autoritetet shqiptare morën masa për të ndaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19).
Qytetarët në Shqipëri po dezinfektohet para se të hyjnë në një treg, pasi autoritetet shqiptare morën masa për të ndaluar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19).

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG