Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:00 8.4.2020

OBSH: Nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund ta bartin virusin te njeriu

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë këmbëngulur se nuk ka prova që kafshët shtëpiake po kontribojnë në transmetimin e koronavirusit.

Maria Van Kerkhove, drejtuese e njësisë së sëmundjeve në zhvillim të OBSH-së, tha se një studim në Kinë - para fillimit të pandemisë - zbuloi se macet mund të infektohen me virusin.

Por ajo theksoi se nuk kishte asnjë provë që ato mund t'ia kalonin virusin njerëzve.

19:40 8.4.2020

Vetura që duket si COVID-19

Për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun nga koronavirusi, një burrë në Indi ka krijuar një veturë që ka pamjen e virusit COVID-19. Ai u ka kërkuar të gjithëve që të rrinë në shtëpitë e tyre.​

Vetura që duket si COVID-19
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:08 0:00

19:17 8.4.2020

Mos e "politizoni" virusin, thotë kreu i OBSH-së

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbrojti fuqishëm masat e trajtimit të pandemisë COVID-19 të nga ana e OBSH-së.

"Pra, këshillat e mia, tre gjëra. Ju lutemi për unitet në nivel kombëtar, pa e përdorurur pandeminë për pikë politike. Së dyti, solidaritet i sinqertë në nivelin global. Dhe, udhëheqje e ndershme nga SHBA-ja dhe Kina", tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të mos "politizojnë" virusin.

Komentet e tij u bën pasi u pyet të komentojë deklaratat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte thënë se mund të rishikonte fondet ndaj OBSH-së.

Drejtori i OBSH-së, hodhi poshtë edhe kritikat e Trumpit, se agjencia që ai e udhëheq është shumë më e afërt me Kinën.

18:54 8.4.2020

Kosova synon marrjen huasë për të përballuar pasojat e pandemisë

Qeveria e Kosovës në detyrë përmes një komunikate për media, ka njoftuar se ka miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve ndërkombëtare me Institucionet Ndërkombëtare Financiare, me qëllim të sigurimit të financimit publik për përballimin e situatës së krijuar nga virusi COVID 19.

Kufiri i përgjithshëm i autorizimit të dhënë sipas këtij vendimi, për marrëveshjet financiare të huasë, është 250 milionë euro ose ekuivalent, me afat të kthimit deri në 15 vjet dhe me normë të interesi jo më të lartë se 3 për qind.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG