Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:07 8.4.2020

Franca planifikon të zgjasë afatin e izolimit 

Franca do të zgjasë izolimin në gjithë vendin, të vendosur për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. 

Izolimi "do të zgjatet" përtej  15 prillit, tha një zyrtar i presidencës, për agjencinë AFP.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet t'i drejtohet përsëri kombit javën tjetër, njoftoi Presidenca Franceze.

Ky pritet të jetë adresimi i tretë i Macronit dhe i pari nga Pallati Elysee, që prej fillimit të krizës.

Franca është në izolim që nga 17 marsit, për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë.

Autoritetet lejojnë vetëm udhëtime thelbësore që duhet të justifikohen me një letër të nënshkruar.

Të mërkurën në Francë u raportuan  541 vdekje të tjera nga COVID-19 , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10,869.

Por, zyrtari i lartë francez i shëndetësisë Jerome Salomon u tha gazetarëve se tani kishte 7.114 persona në kujdes intensiv, një rritje prej 17 reste nga një ditë më parë. 

Kjo shifër shënon rritjen më të ulët të regjistruar javët e fundit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

 

20:56 8.4.2020

Putin u bën thirrje zyrtarëve rusë të përgatiten për të luftuar koronavirusin

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka thënë ministrave të kabinetit dhe krerëve rajonalë që të përgatiten për të luftuar koronavirusin.

"Tani për tani ne duhet të përgatitemi për të luftuar për jetën e secilit individ në çdo rajon", tha Putin.

Rusia ka më shumë se 8,670 raste të konfirmuara të të infektuarve, dhe të paktën 63 vdekje.

Sidoqoftë, kritikët kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e shifrave, duke thënë se numri i numrave aktual mund të jetë shumë më i lartë.

Ndër masat që ka publikuar Putini, gjatë fjalimit të tij, ishte edhe pagesa shtesë për personelin mjekësor.

Për këtë janë planifikuar 133 milionë dollarë që do të shpërndahen në gjitha rajonet administrative.

Putini gjithashtu tha se e ka kuptuar sa e vështirë është të "mbetesh brenda katër mureve gjithë kohës".

"Por nuk ka zgjidhje", u tha ai shefave të rajoneve të Rusisë, të cilat janë kryesisht nën një bllokim të rreptë.

20:34 8.4.2020

Izolimi në shtëpi, i vështirë për sportistët

Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka ndryshuar përditshmërinë e secilit qytetar. Njëjtë ka ndodhur edhe me notaren nga Prishtina, Rita Zeqiri, e cila në vitin 2016 ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, Brazil.​

Izolimi në shtëpi, i vështirë për sportistët
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:28 0:00

 

20:17 8.4.2020

Në komunat me shumicë serbe 36 të infektuar me koronavirus

Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë konfirmuar edhe tri raste të reja të infektimit me koronavirus, duke e ngitur në 36 numrin e personave të infektuar.

Të dhënat i ka konfirmuar në një konferencë për media, epidemiologu Aleksandar Antonijeviq.

Deri më tash është raportuar një viktimë nga koronavirusi në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.

Ndërkaq në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të të infektuarve. Pesë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë shëruar.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG