Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:59 9.4.2020

Mali i Zi arreston një person për publikim të identitetit të pacientëve me COVID-19

Autoritetet në Mal të Zi kanë arrestuar një punonjës mjekësor, të akuzuar për publikimin e një liste me emrat e personave të infektuar me koronavirusin e ri.

Prokurorët thanë se ndaj të akuzuarit ishte caktuar masa e paraburgimit deri në 72 orë, në pritje të hetimit të mëtutjeshëm të çështjes.

I dyshuari M.R është pjesë e departamentit të Teknologjisë Informative në Qendrën Shëndetësore në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

Ai u arrestua më 7 prill nën dyshimin për grumbullimin dhe përdorimin e paautorizuar të informacionit personal.

Ai është akuzuar për ndarjen e të dhënave për pacientët COVID-19 me persona të tjerë që nuk janë të autorizuar të trajtojnë informacionin.

Një listë me të paktën 60 emra të personave të infektuar nga virusi, së bashku me numrat e tyre të identitetit dhe vitin e lindjes, është shpërndarë në rrjetet sociale që nga 3 prilli.

Qeveria urdhëroi një hetim, duke thënë se publikimi i emrave të pacientëve të infektuar "shkel të drejtat themelore të njeriut".

Organizatat e shoqërisë civile dhe partitë e opozitës kanë dënuar gjithashtu publikimin e listës.

Në Mal të Zi janë 248 raste të konfirmuara me koronavirusi, dy prej të cilëve kanë vdekur.

13:42 9.4.2020

Rritet numri i të infektuarve në Japoni

Japonia njoftoi se të mërkurën u konfirmuan më shumë se 500 raste me koronavirus, që shënon rritjen më të madhe të numrit ditor të të infektuarve. 

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 5,002. 

Shifrat u publikuan një ditë pasi vendi vendosi gjendje të jashtëzakonshme në disa provinca dhe qytete, përfshirë Tokion.

 

13:33 9.4.2020

Izolimi shfaq tendencën e rritjes së dhunës në familje

Dhuna në familje paraqet një nga problemet më shqetësuese gjatë ditëve të izolimit.

Nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës Familjare në Maqedoninë e Veriut, kanë theksuar se gjendja e krizës me koronavirusin mund ta rrisë numrin e rasteve të dhunës në familje.

Urania Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Shkup, për Radion Evropa e Lirë thotë se gjatë periudhës në vazhdim, si rrjedhojë e karantinës pret që të rritet numri i parashtresave që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

13:22 9.4.2020

Pandemia mund të varfërojë gjysmë miliardë njerëz në botë, thotë OXFAM

Organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam, ka paralajmëruar se gjysmë milardë njerëz në botë mund të përfshihen nga varfëria, për shkak të krizës së koronavirusit.

Organizata kërkon nga udhëheqësit në botë, të krijojnë një paketë gjithëpërfshirëse të shpëtimit, për të parandaluar ndikimin ekonomik të pandemisë.

Në një raport të lëshuar më 9 prill thuhet se "vendet e pasura" kanë dëshmuar se, gjatë krizës ata mund të mobilizojnë triliona dollarë për të mbështetur ekonomitë e tyre.

"Ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe për kombet më të varfëra", vlerëson OXFAM.

Raporti i organizatës bëhet përpara takimeve të javës së ardhshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore, dhe Ministrat e financave të G20 (vendet me ekonomitë më të zhvilluara në botë).

"Varfëria globale mund të rritet për herë të parë që nga viti 1990", tha OXFAM duke shtuar se një rritje e tillë mund t'i vendosë disa rajone në nivele të varfërisë "të ngjashme me ato të regjistruara për herë të fundit 30 vjet më parë".

Për të ndihmuar në zbutjen e ndikimeve të dëmshme të pandemisë, e cila ka vrarë gati 89,000 njerëz në të gjithë botën dhe kufizuar lëvizjen e njerëzve në pjesën më të madhe të botës, Oxfam propozoi një plan veprimi që bën thirrje për ndarjen e granteve në të holla për njerëzit dhe bizneset në nevojë, rritjen e ndihmës si dhe anulimin e borxheve.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG