Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:48 9.4.2020

Vdes edhe një pacient nga koronavirusi në Kosovë

Në orët e vona të së enjtes është raportuar për viktimën e shtatë nga koronavirusi në Kosovë.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se pacienti Z. I, 72-vjeçar, ishte nga komuna e Gjilanit.

“Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Deri të enjten, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 224 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 37 persona të shëruar.

21:33 9.4.2020

Në Malishevë, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan do të aplikohet "orar i lëvizjes"

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, përmes një komunikate për media, ka deklaruar që në bazë të situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, është vendosur që në Malishevë, Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, të aplikohet “ orari i lëvizjes për nevojat bazike për qytetarët” e këtyre komunave.

Në Malishevë do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 14:00 e deri në orën 6:00 të mëngjesit. Ndërkaq, në Mitrovicën e Veiut dhe në Zveçan, ndalohet qarkullimi nga ora 12:00 e mesditës deri në orën 6:00 të mëngjesit.

Vendimi, siç ka thënë Vitia është marrë në koordinim me komunat përkatëse, për shkak të numrit të rritur të personave të sëmurë me koronavirus. Ky vendmi hyn në fuqi me 10 prill.

Vitia po ashtu ka theksuar që në ditët në vijim do të merren vendime edhe për komunat tjera të Kosovës.

Të njëjtin vendim, të enjten e kanë marrë edhe Shtabet e krizave për luftë kundër koronavirusit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

Deri të enjten, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 224 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 37 persona të shëruar dhe gjashtë të vdekur.

21:18 9.4.2020

Guvernatori i Nju Jorkut: Virusi, "djalli i njëjtë sikurse 11 shtatori"

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se koronavirusi është duke u zgjeruar në këtë shtet “me paqartësinë e njëjtë, djallin e njëjtë, sikurse të 11 shtatorit”.

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 kanë qenë “shkatërruese, shumë tragjike, mirëpo ne kemi humbur më shumë banorë të Nju Jorkut për shkak të këtij vrasësi të heshtur”, ka thënë guvernatori në një adresim për media.

Ai ka shtuar se nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, ka lënë të vdekur 7,067 shtetas të Nju Jorkut, apo tre herë më shumë në krahasim me 2,753 sa kishin vdekur më 2001.

Kjo deklaratë është bërë në ditën kur është raportuar për 779 vdekje tjera nga kjo sëmundje.

“Kjo gjë është shokuese dhe tejet e dhimbshme”, ka thënë Cuomo.

Ai ka thënë se Nju Jorku, njëherësh epiqendra e virusit të Shtetet e Bashkuara është duke “përjetuar ulje të lakores”.

Ai u ka bërë thirrje sërish banorëve të Nju Jorkut që të mbajnë distancë fizike.

21:04 9.4.2020

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG