Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
11:40 10.4.2020

Shefi i OKB-së: Covid-19 po kërcënon paqen dhe sigurinë globale

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se pandemia me koronavirus është duke kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare – “çka potencialisht mund të rezultojë me rritje të pakënaqësive shoqërore dhe dhunë, e cila mund të dëmtojë rëndë aftësinë tonë për ta luftuar virusin”.

Ai i ka bërë thirrje trupit më të fuqishëm të Organizatës, që ka qenë i heshtur për koronavirusin, prej kur ai ka filluar të qarkullojë në botë, që shtetet të bashkohen në luftë kundër tij, duke thënë se bashkëpunimi do të jetë “kritik për zbehjen e paqes dhe komplikimeve për sigurinë të nxitura nga sëmundja Covid-19”.

Guterres, i cili ka bërë thirrje për armëpushim për të gjitha konfliktet globale, ka thënë se kriza ka “penguar përpjekjet ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare për gjetjen e zgjidhjes për konflikte”.

Ai ka cituar edhe forma tjera që mund të shkaktojnë pasiguri globale, duke përfshirë mundësitë që mund të shohin militantët për të kryer sulme biologjike, mungesën e besimit në institucione publike, mungesën e stabilitetit ekonomik, tensionet politike nga shtyrja e zgjedhjeve, dhe sfidat që nxjerr në pah sëmundja Covid-19 në fushën e të drejtave të njeriut”.

Sekretari i Përgjithshëm ka përsëritur se Kombet e Bashkuara përballen me “testin më të madh” prej themelimit të organizatës 75 vjet me parë.

“Kjo është luftë e gjeneratës dhe e arsyes për vetë Kombet e Bashkuara”, ka shtuar mes tjerash ai.

11:09 10.4.2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

 

10:31 10.4.2020

Kosovë: Dy pacientë me koronavirus janë në gjendje kritike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se dy pacientë të prekur me koronavirus vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dhe po trajtohen me ventilim mekanik.

Përveç tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi.

Në Klinikën Infektive deri të premten janë hospitalizuar 44 pacientë, 40 të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi derisa për katër të tjerë priten rezultatet.

Pacientët tjerë është thënë se janë në gjendje stabile.

Sipas të dhënave të fundit, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 227 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 38 persona të shëruar dhe shtatë të vdekur.

10:08 10.4.2020

Rasti i parë me koronavirus në Jemen

Jemeni ka raportuar rastin e parë me koronavirus, në provincën lindore, Hadramout.

Grupet për ndihmë kanë paralajmëruar se përhapja e sëmundjes mund të ketë ndikim katastrofik në shtetin e shkatërruar nga lufta.

Të enjten është arritur pajtueshmëri për armëpushim dyjavor, të thirrur nga koalicioni që drejtojnë sauditët, të cilët luftojnë kundër rebelëve huthi në Jemen.

Konflikti pesëvjeçar ka shkatërruar Jemenin, pasi është raportuar për më shumë se 100,000 persona të vdekur.

Kjo luftë po ashtu ka nxitur atë që Kombet e Bashkuara e konsiderojnë si krizën më të rëndë humanitare.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG