Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:07 10.4.2020

Lirohen disa persona nga karantina e krijuar në Qendrën e Studentëve

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për largimin e disa personave nga karantina e krijuar në Qendrën e Studentëve, të cilët kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus, ndërkohë që të infektuarit do të dërgohen në Klinkën Infektive.

Në këtë Qendër dërgohen personat që arrijnë në Kosovë nga vendet tjera.

Kjo Ministri po ashtu ka thënë se ndonëse këta persona do të lirohen, ata duhet të qëndrojnë edhe për dy javë tjera në vetizolim në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situata emergjente të shëndetësisë publike”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Sipas të dhënave të fundit, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 227 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 38 persona të shëruar dhe shtatë të vdekur.

12:43 10.4.2020

Një 101-vjeçar shërohet plotësisht nga koronavirusi

Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

Keith Watson, nga Mbretëria e Bashkuar ishte shtruar në spital për një operim në këmbë, dhe më vonë ka rezultuar edhe si i infektuar me virus, pas temperaturës së lartë, me të cilën është përballur.

“Shkuarja në operacion ka qenë një gjë dhe më pas kur e kemi kuptuar se ai është pozitiv në koronavirus, e kemi menduar më të keqen”, ka thënë një familjare e tij.

“Ai është fantasitk për moshën që ka”.

Fotografia e tij me stafin mjekësor është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale.

Sipas të dhënave të Unversitetit Johns Hopkins, deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 65,872 persona të infektuar dhe 7,993 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri.

12:24 10.4.2020

“Kontrollojeni jetën tuaj” edhe gjatë pandemisë

Pandemia e koronavirusit jo vetëm që kërcënon shëndetin fizik të miliona njerëzve në botë, por ndikon edhe në mirëqenien emocionale dhe mendore të tyre. Disa studime tregojnë se ankthi, pafuqia, brenga janë në rritje. Për disa psikologë, të qenët i shqetësuar në këtë kohë është e kuptueshme. Por, a ka ndonjë gjë që njerëzit mund të bëjnë për të përballuar ndikimin emocional të situatës? Për këto dhe të tjera, për Exposenë flet Andreas Kappes, psikolog në Universitetin e Londrës.​

“Kontrollojeni jetën tuaj” edhe gjatë pandemisë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:07:21 0:00

 

11:58 10.4.2020

Zaev dhe Mickoski vendosen në izolim 14-ditor

Dy liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ai i Lidhjes Social-Demokrate në Maqedoni të Veriut, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski, janë vendosur në izolim 14-ditor për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të premten ministrisë i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Ministri Filipçe tha se gjendja e gazetarit të infektuar me koronavrus është stabile dhe i njëjti është i shtrirë në spitalin "8 Shtatori" në Shkup.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se pas realizimit të testit për sëmundjen, Covid-19, që shkakton koronavirusi, Mickoski ka rezultuar negativ ndërsa rezultatet për Zaevin pritet të vijnë gjatë ditës, por që të dy do të ndodhen në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak gjatë 14 ditëve.

Lajmin e plotë e gjeni këtu

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG