Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:07 10.4.2020

Guvernatori i Nju Jorkut: Po vazhdojmë të humbim shumë jetëra nga koronavirusi

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka thënë se po bie numri i atyre që pranohen në spital për shkak të koronavirusit. 

"Ne jemi optimistë por të kujdesshëm që po ngadalësojmë shkallën e infeksionit", tha ai.

"Lajmi i keq është se ne po vazhdojmë të humbasim një numër të jashtëzakonshëm të jetërave", tha ai.

Ai tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 7,844. 

Nju Jorku hap varreza masive për viktimat me koronavirus
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:34 0:00

 

 

18:25 10.4.2020

Në Mbretërinë e Bashkuar 980 vdekje të reja nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matthew Hancock, tha se numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar tani ka arritur në 8,958. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 980 vdekje të reja. 

"Ne kurrë nuk harrojmë se pas këtij numri, prapa secilit emër, është një humbje dhe një familje e cila nuk do të jetë më e njëjtë përsëri", tha ai. 

Ai gjithashtu përsëriti se gjendja e kryeministrit, Boris Johnson, i cili është në spital, po përmirësohet.

18:15 10.4.2020

Në Itali vazhdon të bie numri i të infektuarve nga COVID-19

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Itali ka rënë sërish në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftuan për 570 vdekje të reja të premten derisa një ditë më parë kishin njoftuar për 610. 

Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjithashtu shënoi rënie pasi u raportuan 3,951, ndërsa një ditë më parë ishin konfirmuar 4,204 raste. 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë më  21 shkurt ka arritur në 18.849, tha Agjensia e Mbrojtjes Civile.

Gjithsej, raste të të infektuarve në këtë vend janë 147,577, shifër kjo që e rradhit Italinë pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.
 

18:01 10.4.2020

Dr. Trampuz: Normalizimi i jetës, vetëm pas vaksinës në vitin tjetër

Vaksina është zgjidhja e vetme kundër pandemisë të koronavirusit . Derisa nuk do të ketë vaksinë, jeta nuk do të jetë normale, thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në "Charité – Universitätsmedizin" (“Charite – Mjekësia Universitare”) në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë.

Ai paralajmëron që në rast se pas kulmit të pandemisë do të hapej hapësira për jetë normale, ashtu siçka qenë më herët, atëherë pandemia do të shpërthente përsëri, sepse deri tash është e infektuar më pak se 1 për qind e popullsisë të botës, që do të thotë se nuk ekziston imuniteti kolektiv.

“Do të ketë mundësi që të shkohet në punë ose të ketë tubime në grupe të vogla, por ngjarje të mëdha gjatë këtij viti nuk do të ketë. Edhe këto tubimet e vogla, me siguri që do të jenë me maska ose duke e ruajtur distancën. Deri në fund të këtij viti do të na duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe kjo nuk do të jetë një jetë normale”, konsideron dr. Trampuz.

Sipas tij, në këtë pandemi janë mësuar leksionet dhe bota do të përgatitet më mirë për të pandeminë e ardhshme “e cila me siguri që do të vjen”.

Lidhur me teoritë e ndryshme të konspiracionit, dr. Trampuz thekson që asnjë njeri nuk është aq intelegjent që ta krijojë jë virus të tillë.

“Vetëm natyra është aq intelegjente që të mund ta krijojë atë”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link. 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG