Në Bosnje dhe Hercegovinë janë 935 raste me koronavirus
Ministria për Çështje Civile e Bosnje dhe Hercegovinës ka njoftuar se deri të shtunën në këtë janë janë konfirmuar 935 raste me koronavirus.
Ky vend ka testuar gjithsej 10,181 persona.
Sa i përket numri të viktimave, deri më tani, në këtë vend kanë vdekur 37 persona.
Përfituesit nga pako emergjente, mund të parashtrojnë kërkesat në ATK
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të gjithë përfituesit nga Pako Fiskale Emergjente, pas vendimit të Ministrisë se Financave dhe Transfereve, mund të parashtrojnë kërkesat e tyre, përmes sistemit elektronik, më se largu deri me 20 maj.
Në një komunikatë për media, thuhet se “Administrata ka bërë përgatitjet dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako”.
Për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe kategorive tjera të shoqërisë të prekura nga kjo situatë, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale në vlerë prej 179.6 milionë eurosh, e cila duhet të zbatohet nga ATK.
Koronavirusi godet ekonominë, mijëra largime nga puna
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është goditur rëndë nga koronavirusi, që ka shkaktuar pasoja në të gjithë sektorët e ekonomisë, në veçanti në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shumë prej të cilave kanë ndërprerë aktivitetet e tyre.
Ministrja e Financave, Nina Angellovska, thotë se buxheti në dy muajt e parë të vitit kishte nisur të realizohet sipas parashikimeve, por nga mesi i marsit filloi rënia ekonomike si pasojë e virusit që ka goditur të gjithë sektorët në vend.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.
Procesi i shërimit të kryeministrit britanik po shënon përparim
Kryeministri britanik, Boris Johnson, po bën "përparim shumë të mirë" në shërimin e tij nga COVID-19, tha zyra e tij të shtunën.
Johnson u zhvendos nga kujdesi intensiv pas tre netësh. Zyra e tij tha të premten se ai kishte filluar të ecte, megjithëse shërimi i tij ishte në një fazë të hershme.
Johnson, 55-vjeçar, është shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë.
Ai njoftoi në fund të muajit mars, se ishte infektuar me koronavirus. Simptomat e tij përfshinin temperaturë të lartë dhe kollë.
Për rreth dhjetë ditë, kryeministri britanik qëndroi në vetizolim në shtëpi, mirëpo simptomat e sëmundjes nuk po i kalonin, duke e detyruar të hospitalizohet.