Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:48 11.4.2020

Maqedonia e Veriut në izolim të plotë gjatë fundjavës

Në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut, prej të premtes në orën 16:00 ka nisur ora policore, e cila do të përfundojë të hënën në ora 05:00. Këto janë vetëm disa nga masat që kanë marrë autoritetet maqedonase për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi të bëra në Shkup.​

 

16:24 11.4.2020

Mbretë​ria e Bashkuara regjistron 917 vdekje të reja

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë njoftuar të shtunën për 917 vdekje të reja nëpër spitalet e këtij shteti, si pasojë e koronavirusit të ri.

Kjo shifër e dërgon në 9,875 numrin e viktimave nga sëmundja Covid-19 në Britani.

Departamenti për Shëndet dhe Kujdes Shoqëror ka thënë se deri të shtunën janë regjistruar 78,991 persona të infektuar me këtë sëmundje.

Një ditë më parë, autoritetet kanë njoftuar për 980 vdekje nga ky virus. Ato po ashtu kanë rikujtuar se të dhënat janë vetëm për vdekjet që kanë ndodhur nëpër spitale.

 

15:43 11.4.2020

Suedia “nuk ka bërë mjaftueshëm” në luftën kundër koronavirusit

Përgjatë pandemisë me koronavirus, përgjigjja e Suedisë ndaj sëmundjes Covid-19, që shkakton kjo sëmundje ka qenë e çuditshme.

Për dallim nga vendet tjera të Evropës, ky vend nuk ka marrë masa të izolimit, kafiteritë dhe restorantet janë të hapura dhe shkollat nuk janë mbyllur.

Ndonëse Qeveria suedeze ka këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, banorët kanë vazhduar jetën e tyre.

Kryeministri i këtij shteti, Stefan Löfven e ka pranuar se Suedia nuk ka qenë e përgatitur për pandeminë dhe se “është e qartë që shteti nuk ka bërë mjaftueshëm”.

Ai i ka thënë transmetuesit suedez, SVT, se duhet mbyllur restorantet që nuk praktikojnë distancim fizik.

Në Suedi deri më tani, 870 persona kanë vdekur nga koronavirusi, disa herë më shumë në krahasim me vendet fqinje, si Danimarka që ka regjistruar 347 vdekje dhe Norvegjia 113, vende në të cilat veçse janë prezantuar masat e izolimit.

15:23 11.4.2020

Arrin në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Dy të vdekur dhe 49 të infektuar është bilanci nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë të ditur se viktimat janë nga Kumanova dhe Prilepi, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 34.

Sipas raportit të publikuar, janë regjistruar edhe 49 raste të reja të të infektuarve me koronavirus duke e çuar numrin e të prekurve në 760. Numër më i madh është regjistruar në Kumanovë 14 dhe pastaj në Shkup 13.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 586 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i kontrolleve ka arritur në mbi 7,600.

Hollësitë tjera i gjeni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG