Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:31 11.4.2020

SHBA tejkalon Italinë me numrin e viktimave nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Italinë të shtunën, duke u kthyer në shtetin me më së shumti të vdekur si pasojë e koronavirusit.

Autoritetet amerikane kanë raportuar për më shumë se 19,600 të vdekur prej kur ka shpërthyer virusi në SHBA, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Gjatë ditës së shtunë është raportuar për më shumë se 2,000 të vdekur brenda 24 orëve.

Ekspertë për shëndetin publik kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve në SHBA mund të arrijë në 200,000 nëse masat e pashembullta për qëndrim në shtëpi dhe mbyllje të bizneseve lehtësohen pas 30 ditëve.

Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se dëshiron që jeta t’i kthehet normalitetit sa më shpejt që është e mundur.

“Mua do të më duhet të marr një vendim, dhe i lutem Zotit që do të jetë vendimi i drejtë. Është vendimi më i madh që kam marr ndonjëherë”, ka thënë Trump para gazetarëve.

20:09 11.4.2020

A ju ka ofruar më shumë izolimi me familje dhe miqtë?

Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare

Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare
Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare

19:41 11.4.2020

Rrëfimet e rënda të stafit mjekësor që po lufton koronavirusin

Mjekët dhe infermierët që po i trajtojnë pacientët me koronavirusin e ri, po përballen me orë të gjata brutale në punë, me numrin e vdekjeve në rritje, si dhe me frikën se mund të infektohen edhe vetë.​

Rrëfimet e rënda të stafit mjekësor që po lufton koronavirusin
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:07 0:00

19:04 11.4.2020

Të rejat e fundit nga Shtetet e Bashkuara tregojnë se:

-Janë shënuar 2,000 vdekje brenda ditës si pasojë e koronavirusit të ri, të cilat kanë dhënë shenja se SHBA-ja mund të tejkalojë Italinë për nga numri i viktimave, marrë parasysh edhe numrin më të madh të popullsisë

-Mjeku Anthony Fauci, që është duke udhëhequr përgjigjjen e Shteteve të Bashkuara për koronavirusin ka thënë se është “duke u parë rënie e nivelit” të rasteve të infektimeve dhe të vdekjeve

-Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar për krijimin e një task-force me qëllim të analizimit të mënyrave për rihapje të shtetit. Ky ekip do të krijohet nga zyrtarë shëndetësorë dhe liderë të biznesit

-Kompanitë Apple dhe Google janë duke zhvilluar bashkërisht teknologji për të informuar njerëzit nëse së fundmi kanë qenë në kontakt me ndonjë person të infektuar me koronavirus

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG