Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:45 12.4.2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla:

Kujdesi në shtëpi për personat e prekur nga koronavirusi

1/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
2/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
3/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Previous slide
Next slide

21:25 12.4.2020

Bie numri i viktimave nga koronavirusi në spitalet e Francës

Franca ka raportuar rënie të lehtë të numrit të të vdekurve nga koronavirusi në spitale dhe të pacientëve në kujdes intensiv.

Ky vend regjistroi 315 vdekje në spitale në 24 orët e fundit, krahasuar me 353 të shtunën.

Shifra e rrit në 14,393 numrin e viktimave nga koronavirusi në spitale.

Autoritetet raportuan edhe për rënie të numrit të pacientëve në kujdes intensiv, për të katërtën ditë me radhë.

Aktualisht, nën kujdes intensiv janë 6,845 persona.

Ministria e Shëndetësisë e Francës tha se lakorja e sëmundjes duket se është rrafshuar, por bëri thirrje për kujdes të vazhdueshëm.

“Duhet të mbetemi vigjilentë”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Pas SHBA-së, Italisë dhe Spanjës, Franca ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.

21:08 12.4.2020

Pakistani kërkon t’i lehtësohen borxhet për të luftuar koronavirusin

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të lehtësojë urgjentisht borxhin për Pakistanin dhe vendet e tjera në zhvillim, në mënyrë që të ndihmohen ekonomitë e tyre, të goditura nga pandemia e koronavirusit.

Në një video-mesazh të publikuar nga Ministria e Jashtme e Pakistanit, Khan tha se “vendeve me borxhe të larta” u mungon “hapësira fiskale” për të shpenzuar në luftën kundër koronavirusit.

Ai tha se u bën thirrje udhëheqësve botërorë, krerëve të institucioneve financiare dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të bëhen bashkë dhe të ndërmarrin iniciativën për lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim.

Pakistani ka 5,232 të infektuar me koronavirus, ndërsa 91 pacientë atje kanë vdekur.

Pakistani u ka mbi 100 miliardë dollarë borxhe huadhënësve të huaj.

20:44 12.4.2020

Spanja, larg fitores në luftën kundër koronavirusit, thotë kryeministri i saj

Spanja është "larg fitores" në luftën e saj kundër koronavirusit, paralajmëroi të dielën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Komentet vijnë pasi numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë u rrit përsëri, pas tri ditësh rënie.

Ky vend regjistroi në 24 orët e fundit 619 viktima të reja, që e rritën në 16,972 numrin e përgjithshëm të tyre.

Shifra e viktimave ka qenë 510 të shtunën, më e ulëta qysh më 23 mars.

Spanja ka aktualisht 166,019 persona të infektuar me koronavirus dhe thuhet se numri i të infektuarve të rinj është në rënie.

Edhe pse autoritetet thonë se pandemia ka arritur kulmin, ato vazhdojnë t’i bëjnë thirrje popullatës që të respektojë izolimin, të vendosur qysh më 14 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Jemi ende larg fitores, momentit kur do të rimëkëmbet normaliteti në jetën tonë”, tha kryeministri spanjoll, Sanchez, në një adresim televiziv.

"Ne të gjithë jemi të etur për të dalë në rrugë... por dëshira është edhe më e madhe për të fituar luftën dhe për të parandaluar rikthimin [e sëmundjes]", shtoi ai.

Spanja, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.

Madrid, Spanjë
Madrid, Spanjë

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG