Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:26 12.4.2020

BE e paralajmëron Hungarinë për ligjin për frenimin e koronavirusit

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen, e kërcënoi Hungarinë me procedime ligjore, për shkak të ligjeve të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Von der Leyen i tha gazetës gjermane “Bild am Sonntag” se “është e gatshme të veprojë nëse kufizimet shkojnë përtej asaj që lejohet”.

Ditë më parë, Parlamenti i Hungarisë, i dominuar nga Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, i ka dhënë qeverisë autoritet të gjerë për trajtimin e krizës me koronavirus.

Ligji, i miratuar pa asnjë datë skadimi, i lejon Orbanit të qeverisë me dekret dhe, në disa raste, pa mbikëqyrje parlamentare.

Von der Leyen tha se vendosja e masave emergjente për luftimin e koronavirusit është e pranueshme, por shtoi se “masat duhet të jenë proporcionale, brenda një periudhe kohore të kufizuar dhe të kontrolluara në mënyrë demokratike".

20:17 12.4.2020

Vendimet për mbrojtje nga COVID-19 "tash e tutje i merr Ministria e Shëndetësisë"

Vendimet për masat e reja në luftën kundër COVID-19 - sëmundjes që e shkakton koronavirusi - tash e tutje në Kosovë do të merren nga Ministria e Shëndetësisë, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Njoftimi vjen një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin është shpallur i pavlefshëm vendimi i 23 marsit, 2020, i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, si masë për frenimin e koronavirusit.

“Koha nëpër të cilën jemi duke naviguar, nuk është aspak normale. E dini që vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë që deri nesër të shikojmë edhe një herë masën e marrë. Gjykata asnjëherë nuk e ka kontestuar vendimin në tërësi, por ka thënë se vendimi duhet të merret vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe jo për të gjithë territorin e Kosovës. Prej sot, vendimet i merr Ministria e Shëndetësisë. Ato merren për komuna të caktuara me rekomandime që vijnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë”, tha Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Prishtina "e mbyllur"

Sheshet e zbrazura të Prishtinës.
1/7 Sheshet e zbrazura të Prishtinës.
Prishtina në kohë koronavirusi.
2/7 Prishtina në kohë koronavirusi.
Prishtinë, prill 2020.
3/7 Prishtinë, prill 2020.
Pupagjelat kanë mbetur pa u shitur.
4/7 Pupagjelat kanë mbetur pa u shitur.
Kafiteritë janë të mbyllura.
5/7 Kafiteritë janë të mbyllura.
Prishtinë, prill 2020.
6/7 Prishtinë, prill 2020.
Zyrtarisht, të mbyllur!
7/7 Zyrtarisht, të mbyllur!
Previous slide
Next slide

Vitia tha të dielën se kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve do të vazhdojë në të gjitha komunat e Kosovës.

Kjo masë është e njëjtë me vendimin e 23 marsit, që ndalonte qarkullimin e lirë të njerëzve dhe automjeteve nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Por, tani, ky është vendim i Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë.

“Prej sonte në secilën komunë hyjnë në fuqi masat për ndalim-qarkullim, ato që kanë qenë deri sot. Ju njoftoj se këto masa që do t’i vazhdojmë, do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës. Instituti i Shëndetësisë Publike ka dërguar edhe disa rekomandime për masa shtesë. Këto masa do të bëhen publike në ditët në vazhdim”, tha Vitia, duke iu bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkëpunojnë për ta mbrojtur shëndetin publik.

Në Kosovë aktualisht janë të infektuar 283 persona me koronavirus. Deri më tani, 58 janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

19:52 12.4.2020

Ventilatorë ‘Made in Kosova’

Kompania kosovare “Formon” që kryesisht krijon printerë 3D, ka krijuar një prototip të ventilatorit që besohet se do të ndihmojë të prekurit nga koronavirusi.

Ventilatorë ‘Made in Kosova’
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:28 0:00

19:23 12.4.2020

Italia me numrin më të ulët të viktimave në më shumë se tri javë

Italia ka raportuar për 431 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit – çfarë është numri më i ulët në më shumë se tri javë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifra e së dielës është më e ulëta qysh më 19 mars, kur janë regjistruar 427 vdekje të lidhura me koronavirus.

Numri i njerëzve në kujdes intensiv në këtë vend ka vazhduar po ashtu të bie, me 38 raste më pak se ditën paraprake.

“Të dhënat tregojnë se masat (e izolimit) janë duke pasur ndikim”, tha profesori Luca Richeldi, këshilltar për shkencë i Qeverisë italiane.

Në total, Italia ka 19,899 të vdekur nga koronavirusi dhe 156,363 të infektuar.

Italia është vendi më i goditur në Evropë nga kjo sëmundje.

Të shtunën, Shtetet e Bashkuara e kanë kaluar atë për nga numri i viktimave, pasi kanë regjistruar mbi 20,000.

Rajoni më i prekur i Italisë është Lombardia, e cila është izoluar qysh më 8 mars.

Millano, Itali
Millano, Itali

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG