Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:30 13.4.2020

Maska murale: Koronavirusi frymëzon artistët

Po ju, a keni bërë diçka të re këto ditë?

Maska murale: Koronavirusi frymëzon artistët

Artisti Pobel ka krijuar një pikturë murale të quajtur “Të dashuruarit”, në Bryne të Norvegjisë. Piktura tregon një çift të ri duke u puthur me maska. “Shpresoj se të dashuruarit mund të bëjnë një kontribut pozitiv dhe të përhapin gëzim te njerëzit. Shumë prej nesh janë në nevojë tani”, ka thënë Pobel në një postim në Instagram.
1/21 Artisti Pobel ka krijuar një pikturë murale të quajtur “Të dashuruarit”, në Bryne të Norvegjisë. Piktura tregon një çift të ri duke u puthur me maska. “Shpresoj se të dashuruarit mund të bëjnë një kontribut pozitiv dhe të përhapin gëzim te njerëzit. Shumë prej nesh janë në nevojë tani”, ka thënë Pobel në një postim në Instagram.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një burrë italian me një maskë në fytyrën e tij kalon pranë një pikture murale në Milano, që portretizon po ashtu një person me maskë.
2/21 Një burrë italian me një maskë në fytyrën e tij kalon pranë një pikture murale në Milano, që portretizon po ashtu një person me maskë.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një murale pranë monumentit të Koloseumit në Romë, e bërë nga artisti italian TV Boy. Vepra përshkruan një skenë nga filmi i famshëm Roman Holiday.
3/21 Një murale pranë monumentit të Koloseumit në Romë, e bërë nga artisti italian TV Boy. Vepra përshkruan një skenë nga filmi i famshëm Roman Holiday.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një turiste në Barcelonë të Spanjës pozon para një pikture murale që tregon Mona Lizën me maskë.
4/21 Një turiste në Barcelonë të Spanjës pozon para një pikture murale që tregon Mona Lizën me maskë.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një burrë në Salamanca të Spanjës kalon pranë një pikture murale për koronavirus.
5/21 Një burrë në Salamanca të Spanjës kalon pranë një pikture murale për koronavirus.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një murale e dizajnuar nga një djalë 16-vjeçar, i quajtur S.F., në tarracën e shtëpisë së tij në Athinë.
6/21 Një murale e dizajnuar nga një djalë 16-vjeçar, i quajtur S.F., në tarracën e shtëpisë së tij në Athinë.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një çiklist shtyn biçikletën pranë muraleve që tregojnë një personazh me maskë, në Budapest të Hungarisë.
7/21 Një çiklist shtyn biçikletën pranë muraleve që tregojnë një personazh me maskë, në Budapest të Hungarisë.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një murale në Berlin përshkruan frikën e një vajze nga koronavirusi.
8/21 Një murale në Berlin përshkruan frikën e një vajze nga koronavirusi.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Në Mynih të Gjermanisë u bëhet thirrje kalimtarëve që "të qëndrojnë në shtëpi".
9/21 Në Mynih të Gjermanisë u bëhet thirrje kalimtarëve që "të qëndrojnë në shtëpi".
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një murale e një punonjëseje të kujdesit shëndetësor në Veteren të Belgjikës, nga artisti CAZ.
10/21 Një murale e një punonjëseje të kujdesit shëndetësor në Veteren të Belgjikës, nga artisti CAZ.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Artisti Bram De Ceurt duke punuar një murale të një infermiereje në Antverp, Belgjikë.
11/21 Artisti Bram De Ceurt duke punuar një murale të një infermiereje në Antverp, Belgjikë.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një murale e artistit Lionel Stanhope në Londrën juglindore.
12/21 Një murale e artistit Lionel Stanhope në Londrën juglindore.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Murale me mbishkrimin "të fitosh" para një kompleksi spitalor në vendbanimin Kommunarka në Moskën e Re, Rusi.
13/21 Murale me mbishkrimin "të fitosh" para një kompleksi spitalor në vendbanimin Kommunarka në Moskën e Re, Rusi.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një grua shtatzënë në Hong Kong.
14/21 Një grua shtatzënë në Hong Kong.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Shangai, Kinë
15/21 Shangai, Kinë
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Venecia, Kaliforni
16/21 Venecia, Kaliforni
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Muralja "Fëmija im, ajri ynë" nga Craig Cundiff në Sietëll të SHBA-së.
17/21 Muralja "Fëmija im, ajri ynë" nga Craig Cundiff në Sietëll të SHBA-së.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një oficer i policisë kolumbiane qëndron përpara një pikture murale në Bogota.
18/21 Një oficer i policisë kolumbiane qëndron përpara një pikture murale në Bogota.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një transportues ushqimesh kalon pranë një pikture murale që paraqet presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, me maskë, në qendër të Rio de Zhaneiros. Bolsonaro i ka hedhur poshtë rreziqet e paraqitura nga koronavirusi dhe ka kundërshtuar këshillat e ministrit të Shëndetësisë në vendin e tij për t’u izoluar.
19/21 Një transportues ushqimesh kalon pranë një pikture murale që paraqet presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, me maskë, në qendër të Rio de Zhaneiros. Bolsonaro i ka hedhur poshtë rreziqet e paraqitura nga koronavirusi dhe ka kundërshtuar këshillat e ministrit të Shëndetësisë në vendin e tij për t’u izoluar.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një grua indoneziane në Javan Lindore.
20/21 Një grua indoneziane në Javan Lindore.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Një banore e Mumbait të Indisë përpara një pikture murale të Budës me maskë.
21/21 Një banore e Mumbait të Indisë përpara një pikture murale të Budës me maskë.
Përhapja globale e koronavirusit ka frymëzuar artistët e pikturave murale nga e gjithë bota.
Previous slide
Next slide

15:10 13.4.2020

Kryeministri britanik "del negativ në testin për koronavirus"

Kryeministri britanik Boris Johnson doli negativ në testin për koronavirus, para se të lëshohej nga spitali më 12 prill, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.

"Kryeministri po përqendrohet në rimëkëmbjen e tij dhe nuk po kryen aktualisht punët e qeverisë", shtoi zëdhënësi.

Johnson, 55 vjeç, është shtruar në Spitalin Shën Tomas të Londrës të dielën e kaluar – dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv në testin për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Ai i ka kaluar tri net në kujdes intensiv.

14:57 13.4.2020

Bocelli këndon i vetëm

Tenori italian, Andrea Bocelli, ka kënduar në ambientin e katedrales së zbrazët Duomo në Milano, për nder të Festës së Pashkëve.​

Bocelli këndon i vetëm
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:30 0:00

14:38 13.4.2020

Konfirmohet edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të hënën është shënuar edhe një vdekje nga koronavirusi.

Viktima është një grua nga Istogu e cila ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

"Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12 prill, nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kjo është viktima e tetë në Kosovë e shkaktuar nga sëmundja Covid-19.

Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, ndërsa 59 janë shëruar.

Me qëllim të luftimit të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG