Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
17:45 13.4.2020

Spanja u lejon disa qytetarëve t'i rikthehen punës

Autoritetet spanjolle kanë lejuar që disa punëtorë, të fillojnë të kthehen në punët e tyre, por ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se qeveria do të ketë kujdes me lehtësimin e masave tjera.

Illa tha se zyrtarët do të vazhdojnë me "kujdesin dhe maturinë maksimale, në lehtësimin e kufizimeve dhe gjithmonë të bazuar "në prova shkencore".

"Ne nuk jemi në gjendje të përcaktojmë datat kur izolimi mund të përfundojë", tha ai një konference për media në Madrid.

Qeveria spanjolle, në përpjekje për të rihapur ekonominë, ka lejuar punëtorët të kthehen në vendet e punës në fabrika dhe sektorin e ndërtimit.

Por, dyqanet dhe shërbimet me pakicë duhet të qëndrojnë të mbyllura dhe ata që punojnë në zyre, duhet të vazhdojnë të punojnë nga shtëpitë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë është mbi 17 mijë persona.

17:22 13.4.2020

Maska kundër COVID 19 nga të mbijetuarat e dhunës seksuale

Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë filluar të prodhojnë maska për fytyrë, të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Përballë vështirësive financiare, të mbijetuariat e dhunës seksuale në Kosovës nga Drenasi, zakonisht fitojnë për jetesën e tyre duke shitur vepra artizanale. Sot, përmes Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës ata po bëjnë maska të fytyrës, 100 për qind pambuk, për të ndihmuar në mposhtjen e COVID-19”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Në Kosovë rastet e parë me koronavirus janë shënuar më 13 mars.

Aktualisht në gjithë territorin e Kosovës me këtë sëmundje janë infektuar 362 persona, 59 janë shëruar dhe tetë persona kanë vdekur.

16:56 13.4.2020

Putin: Situata po bëhet më keq

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se situata në Rusi po përkeqësohet, pasi vendi u përball me rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi i ri.

"Siç po e shohim, situata po ndryshon pothuajse çdo ditë. Për fat të keq, nuk po ndryshon për mirë", u tha ai anëtarëve të qeverisë ruse.

Presidenti rus gjithashtu tha se ushtria mund të angazhohet për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit, siç ishte bërë në Itali dhe gjetkë.

Të hënën, shifrat treguan për më shumë se 2.550 infeksione të reja në Rusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18.328.

Pothuajse dy të tretat e rasteve të konfirmuara ishin në kryeqytetin Moskë.

16:41 13.4.2020

Kroacia raporton për 50 raste të reja me koronavirus

Në Kroaci gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar edhe 50 raste me koronavirusin e ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1650, tha ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh.

Gjatë kësaj periudhe 24-orëshe, dy persona kanë vdekur nga sëmundja, duke e rritur numrin e viktimave në 25.

Në Kroaci, pesëdhjetë viruse të infektuara rishtazi janë regjistruar në 24 orët e kaluara, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve është 1650, tha Ministri i Shëndetësisë Vili Beros në një konferencë të rregullt për shtyp të Shtabit të Qeverisë për Mbrojtjen Civile.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG