Cilat janë dënimet për mosrespektimin e masave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë?
Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia në një konferencë për media me trupin qeveritar anti-COVID-19, ka njoftuar se që nga data 15 prill në ora 06:00, në bazë të vendimit të ri, qytetarët e Kosovës nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë. Ata do të kenë të drejtë të lëvizin në rrugë vetëm për 1 orë e gjysëm në ditë, dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.
Mosrespektimi i masave të këtij vendimi konsiderohen kundërvajtje administrative dhe e dënohet prej 1 mijë deri në 2 mijë euro gjobë për personat fizik, dhe 3 mijë deri 8 mijë euro për personat juridik, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet deri nga 500 deri 1500 euro, ka bërë të ditur, ministri i Shëndetësisë.
Masat e reja në Kosovë: Sa persona mund të dalin njëkohësisht në rrugë?
Gjatë qarkullimit të personave fizikë për furnizim me mallra të domosdoshme nuk lejohet shoqërim nga asnjë person tjetër vetëm në dy raste, personat me aftësi të kufizuara të cilët mund të shoqërohen vetëm nga një anëtar i së njëjtës bashkësi familjare apo nga një asistent i posaçëm mjekësor dhe personat nën 16 vjeç të jenë të shoqëruar nga një anëtar i të njëjtës bashkësi familjare në shtëpi apo banesë.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të COVID-19 ndaj personave në moshë rekomandohet që personat mbi moshën 60 vjeçare të mos dalin nga shtëpia apo banesa përveç në raste urgjente.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Arben Vitia, në një konferencë për media me trupin qeveritar anti-COVID-19, ka njoftuar se që nga data 15 prill në ora 06:00, në bazë të vendimit të ri, qytetarët e Kosovës nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë. Ata do të kenë të drejtë të lëvizin në rrugë vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.
"Që nga data 15 prill në ora 06:00 ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive, përveç për furnizim me ushqim dhe barna, si dhe për detyrat e nevojat financiare per 1 orë e gjysmë në ditë", tha Vitia.
Ministri Vitia, gjatë prezantimit të masave të reja ndaj luftimit të sëmundjes COVID-19, bëri të ditur se personave të moshuar u rekomandohet të mos dalin nga shtëpitë përveç në raste urgjente.
"Qytetarët e Kosovës janë të obliguar që kur dalin në rrugë të mbajnë maska ose mbulesa tjera për pjesën e gojës dhe hundës".
"Kur dalin në rrugë, personave fizikë nuk u lejohet shoqërim nga asnjë person, përveç në dy raste - personave me aftësi të kufizuara dhe personave nën 16 vjeç", tha ministri Vitia.
Orari i qarkullimit të qytetarëve:
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se lëvizjet e qytetarëve për të kryer nevojat thelbësore do të ndahen në 7 grupe.
Kategorizimi është bërë në bazë të numrit të parafundit personal që qytetarët kanë në letërnjoftim.
"Qytetarët do të lëvizin nga ora 7:00 deri në orën 22:30. Janë ndarë në shtatë kategori, përs hembull, nga ora 7 deri 8:30 do të lëvizin qytetarët që kanë një numër të caktuar në numrin personal. Pastaj do të bëhet defiznfektimi i hapësirave ku ka qarkulluar ky numër i qytetarëve", tha Vitia, për të shtuar se në bazë të përllogaritjeve të para, rreth 40 mijë qytetarë brenda një ore e gjysmë mund të dalin në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të COVID-19 ndaj personave në moshë rekomandohet që personat mbi moshën 60 vjeçare të mos dalin nga shtëpia apo banesa përveç në raste urgjente.
Kjo është tabela e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, me numrat e parafundit personal në letërnjoftimet e qytetarëve, në bazë të së cilës organizohet qarkullimi.
Për shtetasit e huaj që nuk posedojnë numër personal të Republikës së Kosovës orari i lejuar bazohet në shifrën e parafundit të pasaportës.
Mosrespektimi i masave të këtij vendimi konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet prej 1 mijë deri në 2 mijë euro gjobë për personat fizik dhe 3 mijë deri 8 mijë euro për personat juridik, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet deri nga 500 deri 1500 euro.
Franca e shtyn masën e izolimit deri më 11 maj
Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se ka vendosur për zgjatjen e izolimit mbarëkombëtar deri më 11 maj.
"Shkollat e vendit mund të fillojnë të rihapen pas 11 majit", tha presidenti francez.
Vendimi vjen në kohën kur epidemia e koronavirusit në Francë po tregon shenja të ngadalësimit.
"Shpresa po kthehet por asgjë nuk është e sigurt", tha ai.
Presidenti francez tha se "do të triumfojmë, mirëpo megjithatë ne duhet të jetojmë me praninë e virusit, edhe për disa muaj të ardhshëm".
Pak minuta para se Macron të fillonte konferencën për media, autoritetet shëndetësore publikuan shifrat mbi vdekjet e reja nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit vendi shënoi 574 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm afër 15,000.