Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:49 14.4.2020

Kurti: Njëherë pako emergjente, pastaj pako për rimëkëmbje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Pakoja Emergjente Fiskale është dizajnuar për të ofruar ndihmë financiare për shtresat më të varfra në Kosovë, në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Këto komente, ai i bëri në një konferencë të përbashkët për media me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi.

Kurti shpjegoi qëllimet e Pakos Emergjente Fiskale:

“Së pari, të ofrojë ndihmë financiare për shtresat më të varfra gjatë pandemisë COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]. Së dyti, të ndihmojë bizneset në mbulimin e shpenzimeve operative, në mënyrë që të sigurohet një pagë minimale për të gjithë punëtorët gjatë situatës emergjente, por edhe të sigurohet që bizneset kanë mundësi që të vazhdojnë veprimtarinë gjatë dhe pas tejkalimit të situatës emergjente. Së treti, të ofrojmë likuiditet shtesë për bizneset, në mënyrë që të stimulohet rritja e aktivitetit ekonomik. Së katërti, të stimulohen punëtorët e sektorëve esencialë gjatë gjendjes së emergjencës, të cilët janë të ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit dhe, së pesti, të stimulohet punësimi dhe formalizmi në sektorin privat”.

Aktualisht, sipas Kurtit, Pakoja Emergjente është e nevojshme, pasi Kosova është në një situatë emergjente shëndetësore.

Pas kalimit të pandemisë, shtoi ai, do të krijohet një pako e re që do të ketë ndikim në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Për hollësitë e tjera, lexoni këtu.

12:28 14.4.2020

Tour de France nuk do të nisë në qershor

Turneu i çiklizmit në Francë, i njohur si Tour de France, nuk do të nisë ashtu siç ka qenë e planifikuar, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka anuluar të gjitha ngjarjet publike deri në mes të korrikut, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Organizatorët e turneut thanë se është e pamundur që gara trijavëshe të nisë më 27 qershor, në qytetin e Nicës.

Është ende e paqartë nëse ngjarja më e madhe e çiklizmit do të hiqet nga kalendari i këtij viti.

Planet e reja pritet të shpallen para fundit të prillit.

12:20 14.4.2020

Kryetarët e komunave të Kosovës: Masat e reja po shkaktojnë kaos

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizim më të ashpër të lëvizjes së qytetarëve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Me masat e reja, që do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill, qytetarët e Kosovës do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm një orë e gjysmë në ditë dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.

Deri më tash, kufizimi i lëvizjes ka qenë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Në reagimin dërguar ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ministres në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, thuhet se komunat nuk janë konsultuar fare lidhur me vendosjen e masave të reja.

“Këto masa kanë filluar menjëherë të shkaktojnë kaos dhe tollovi si në komuna ashtu edhe vende tjera publike dhe, në një formë, janë kundër-efektive në betejën për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi]”, thuhet në letrën e kryetarëve të komunave të Kosovës, pa u dhënë më shumë detaje.

Në një konferencë për media, të martën në Prishtinë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti masat, duke i cilësuar si të domosdoshme për frenimin e pandemisë.

11:49 14.4.2020

Disa këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19

1/6
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kjo organizatë po ashtu tregon se si duhet të veprojnë gratë e prekura nga sëmundja COVID-19, të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre.
2/6

3/6

4/6

5/6

6/6

Previous slide
Next slide

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG