Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:52 14.4.2020

Mjeku kosovar ndihmon të infektuarit në Shqipëri

Qemajl Aliu, mjek nga Shtimja ka 18 vjet që jeton në Tiranë. Ai tani është duke ndihmuar pacientët e infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

Mjeku kosovar ndihmon të infektuarit në Shqipëri
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:43 0:00

14:36 14.4.2020

Mbi 4 mijë të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

Belgjika ka raportuar për 262 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, duke e rritur numrin e viktimave në këtë vend në 4,157.

Belgjika rradhitet vendi i pestë në Evropë për nga numri i viktimave.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, numri i vdekjeve në Belgjikë është pas Italisë, Spanjës, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Transmetuesi televiziv kombëtar RTBF ka raportuar se masa e izolimit të vendit ka të ngjarë të zgjatet deri më 3 maj.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mbajë një takim të mërkurën, për të diskutuar se kur do ta përfundojë atë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 530 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 31,119.

Nga këto, 20.094 janë klasifikuar si raste "aktive" dhe 1,223 persona aktualisht janë në kujdesin intensiv.

14:22 14.4.2020

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë konfirmuar me koronavirus

Që nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus në Kosovë e deri tani, pesë zyrtarë policorë janë infektuar me koronavirus.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se që të pesë zyrtarët policorë janë në vetizolim.

“Një rast në Malishevë, zyrtari ka qenë i liruar nga puna, në pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor, gjendet ne vetëkarantinë. Një rast në rajonin e Prishtinës vizitë studimore në Londër, dhe falë syçëltësisë dhe komunikimit me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë, menjëherë është vendosur në vetëkarantinë duke mos rrezikuar aspak të tjerët. Tri raste në Veri të Mitrovicës, zyrtarët janë duke u monitoruar dhe gjenden në karantinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës thotë se ka marrë të gjitha masat për të ruajtur zyrtarët policorë nga infektimi me koronavirus.

“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëve policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë, siç janë: dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi në të gjitha pikat kufitare, stacionet dhe objektet policore, proces i cili është në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Sa i takon implementimit të masave të reja, të bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për kufizim të lëvizjes se qytetarëve në vetëm një orë e gjysmë brenda ditës, Policia e Kosovës thotë se që nga fillimi ka përgatitur plan operativ për zbatimin e çdo vendimi të institucioneve.

Policia thotë se po vazhdon punën e saj me orare të zgjatura duke angazhuar personel te mjaftueshëm me qëllim te realizimit te detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore.

Video nga arkivi:

Patrullimi gjatë kufizimit të lëvizjes
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:19 0:00

14:06 14.4.2020

Bosnja tregon shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri

Në Bosnje dhe Hercegovinë janë konfirmuar si të infektuar me koronavirusin e ri gjithsej 1,083 persona.

Autoritetet thanë se numri i personave të vdekur nga sëmundja është 40.

Sipas ministrisë për Çështje Civile të Bosnjës, deri më tani janë shëruar 236 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirusin e ri.

Gjithsej 14.111 persona janë nën mbikëqyrje.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG