Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:08 14.4.2020

Italia shënon 602 viktima të reja

Numri i viktimave në Itali është rritur gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet.

Sipas të dhënave, nga koronavirusi i ri kanë humbur jetën 602 persona.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë shtet është 21,067.

Megjithatë, zyrtarët njoftuan se numri i pacientëve në kujdes intensiv ka vazhduar të bie.

Në trajtim të tillë mjekësorë janë gjithsej 3,186 persona.

18:15 14.4.2020

Mbi 500 punonjës shëndetësorë në Serbi janë infektuar me koronavirus

Në Serbi, të martën u konfirmuan edhe nëntë persona të vdekur nga koronavirusi i ri duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 94.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2,440 persona nga të cilët pozitivë kanë dalë 411 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4,465.

Autoritetet kanë njoftuar se më shumë se 500 profesionistë shëndetësorë janë të infektuar nga koronavirusi.

Zëvendëskryesuesja e Institutit "Batut", Darija Kisiq Tepavçeviq, tha se nga 4,936 punonjës shëndetësorë që janë testuar në Serbi, që nga shpërthimi i epidemisë, 533 kanë dalë pozitiv.

Siç tha ajo, edhe 1,062 të punësuar në sistemin shëndetësor serb janë duke pritur për rezultatet e testit.

17:21 14.4.2020

Mbi 12 mijë të vdekur në Mbretërinë e Bashkuar

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 12,107 njoftuan autoritetet. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 778 vdekje të reja.

Departamenti i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar tha se deri më tani janë testuar 302.599 njerëz nga të cilët 93.873 kanë dalë pozitiv.

17:06 14.4.2020

Danimarka synon të përfundojë izolimin më shpejt sesa ishte planifikuar

Qeveria e Danimarkës dëshiron të dalë nga izolimi më shpejt nga sa ishte parashikuar më parë, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po bie, tha të martën kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

"Numri i të hospitalizuarve nuk është rritur, por ka rënë. Dhe numri i njerëzve në kujdes intensiv gjithashtu po bie", tha Frederiksen pa specifikuar detajet e propozimit të qeverisë.

Propozimi do të diskutohet me partitë e tjera në parlament më vonë të martën, tha Frederiksen.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG