Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:48 16.4.2020

Nju Jorku shtyn masat e izolimit deri më 15 maj

Masat e izolimit në Nju Jork do të zgjasin deri më 15 maj, tha guvernatori, Ndrew Cuomo.
Ai tha se ekspertët do të jenë ata që do të përcaktojnë se kur shteti mund t'i heq masat kundër pandemisë.

Ai tha se vendimi nuk do të ishte "politik" ose "emocional".

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara, ka arritur në 640,291.

Deri më tani janë shënuar 139,469, të vdekur.

18:12 16.4.2020

Mbretëria e Bashkuar e shtyn periudhën e izolimit

Mbretëria e Bashkuar e ka shtyrë periudhën e izolimit edhe për të paktën tre javët e ardhme. Kështu njoftoi sekretari Jashtëm britanik, Dominic Raab.

Ai tha se ka pasur sinjale se masat e distancës fizike në vend po tregojnë sukses. "Ende nuk e kemi nivelin e të infektuarve aq ulët sa duhet", tha ai

"Çdo ndryshim në masat e distancës fizike tani do të rrezikonte një rritje të konsiderueshme të numrit të të infektuarve. Prandaj si rezultat, qeveria do t'i mbajë në fuqi masat aktuale për tre javë të tjera" shtoi ministri britanik.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar janë 104,133 raste të të infektuarve, ndërsa 13,755 kanë vdekur.

17:25 16.4.2020

Edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Në Kosovë është shënuar edhe viktima e 11-të nga koronavirusi i ri. Klinika Infektive ka njoftuar se më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H. (1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

"Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë. Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese", thuhet në njoftim.

Kjo është vdekja e dytë brenda ditës së enjte në Kosovës.

Më herët u njoftua se një grua 73-vjeçare nga Peja ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ajo ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte duke u trajtuar nga data 25 mars në këtë Klinikë.

Deri më tani Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; ndërsa 74 janë shëruar.

17:09 16.4.2020

Infografikë:

Kthimi në normalitet pas COVID-19... në qershor?

Kthimi në normalitet pas COVID-19... në qershor?
Kthimi në normalitet pas COVID-19... në qershor?

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG