Kur është koha për të dalë nga izolimi?
Miliona njerëz në botë mbeten të izoluar për shkak të koronavirusit. Po, kur dhe si duhet të nisë kthimi në normalitet? Për Exposenë flet mjeku Muhammad Munir, ligjërues i virologjisë në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar.
Singapori shënon rekord rastesh të reja brenda një dite
Singapori ka shënuar numrin më të madh të rasteve të reja me koronavirus, brenda një dite.
Dikur i lavdëruar për suksesin e tij, Singapori tani përballet me rritje të numrit të të infektuarve, pasi ka shtuar edhe testimin e punëtorëve të huaj.
Të enjten, autoritetet atje kanë raportuar për 728 të infektuar të rinj, që e rrisin në 4,427 numrin e përgjithshëm të tyre.
Rreth 90 për qind e rasteve të reja lidhen me punëtorët e huaj.
Autoritetet thanë se numri pritet të rritet në ditët e ardhshme, pasi do të testojnë më shumë njerëz, për të identifikuar shkallën e problemit.
Rreth 300,000 punëtorë, shumica nga Azia e Jugut, punojnë në Singapor, në ndërtim dhe mirëmbajtje.
Në Gjermani vazhdon të bie shkalla e infektimit me koronavirus
Shkalla e të infektuarve me koronavirus në Gjermani vazhdon të bie, thanë zyrtarët shëndetësorë të premten.
Dhjetë njerëz që kanë virusin tani ua kalojnë atë vetëm shtatë personave të rinj.
Në fillim të marsit, dhjetë njerëz kanë infektuar 30 njerëz të rinj, ndërsa në fillim të prillit 13.
Sipas shifrave zyrtare, në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 3,380 raste të reja pozitive me koronavirus, duke e rritur në 133,830 numrin e përgjithshëm të tyre.
Më shumë se gjysma prej tyre janë shëruar.
Numri i viktimave është rritur në 24-orëshin paraprak për më pak se 300, përkatësisht në 3,868.
Suksesi relativ i Gjermanisë në trajtimin e koronavirusit u është atribuar kryesisht testimeve masive.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka njoftuar të mërkurën se masat e izolimit në Gjermani do të vazhdojnë së paku deri më 3 maj, edhe pse disa biznese të vogla do të rihapen më herët.
Disa këshilla për gratë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë: