Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:14 17.4.2020

Tre gjinekologë dhe një mami të infektuar me koronavirus në Kosovë

Tre gjinekologë dhe një mami që punojnë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli.

“Po, tre gjinekologë dhe një mami kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Ata janë infektuar në vendin e tyre të punës”, ka thënë Ismajli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe më herët është raportuar për disa raste të mjekëve dhe të infermierëve të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë aktualisht janë 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar.

12:59 17.4.2020

Disa këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

12:22 17.4.2020

Vdes edhe një pacient me koronavirus në Kosovë

Një qytetar nga qyteti i Ferizajt është personi i 12 që ka vdekur pas infektimit me koronavirus në Kosovë.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se S.M., 70 vjeç, ka vdekur pas disa ditëve në trajtim.

Bëhet e ditur se S.M ishte shtrirë në Klinikën Infektive më 12 prill dhe se, krahas koronavirusit, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes dhe 79 të shëruar.

11:54 17.4.2020

Mbi 5,000 të vdekur nga koronavirusi në Belgjikë

Mbi 5,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Belgjikë, njoftuan autoritetet.

Kjo shifër paraqet një normë të lartë të vdekshmërisë për kokë banori, në krahasim me shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Në një konferencë për media të premten, autoritetet shëndetësore thanë se kanë regjistruar 313 viktima në 24 orët e fundit, që e rrisin në 5,163 numrin e përgjithshëm të tyre.

Gjysma e viktimave janë regjistruar në shtëpitë e pleqeve dhe gjysma tjetër në spitale.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG