Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
22:00 17.4.2020

OBSH-ja dyshon në dobinë e testeve me anti-trupa për koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime në dobinë e anti-trupave për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Shumë shtete kanë dhënë shenja për planifikimin e blerjes së miliona testeve për anti-trupa, që i bie se njerëzit që vërtetohet se kanë pasur virusin mund të pajisjen me “pasaporta imuniare” dhe mund të kthehen në punë.

Qeveria britanike ka blerë 3.5 milionë teste për anti-trupa, mirëpo nuk ka gjetur ende diçka të duhur për përdorim.

OBSH-ja në anën tjetër ka paralajmëruar kundër investimit kaq shumë në këtë lloj të testeve.

Duke folur në Gjenevë, mjekja Maria van Kerkhove nga OBSH-ja ka thënë se “nuk ka të dhëna” se të infektuarit me virus mund të garantojë imunitet më vonë.

Ajo ka dhënë se të dhënat fillestare tregojnë se te një numër i madh i personave janë krijuar anti-trupa pasi kanë kaluar virusin, por mundësitë e rritjes së “imunitetit” nuk janë të larta.

Si pasojë e koronavirusit të ri, në gjithë botën janë infektuar më shumë se 2 milionë persona.

21:51 17.4.2020

Trump: Çlirojini shtetet që po protestojnë kundër izolimit

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka përkrahur protestuesit që kanë treguar pakënaqësitë e tyre kundër ashpërsimit të masave të izolimit në disa shtete.

Në një seri postimesh në rrjetin social Twitter, ai ka thënë: “Çlirojeni Minesotan”, “Çlirojeni Miçigenin” dhe “Çlirojeni Virxhinian”.

Protestuesit kanë thënë kufizimet e ashpra ekonomike janë duke dëmtuar qytetarët, mirëpo zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se lehtësimi i tyre mund të ndikojë në përhapje të virusit.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me numrin më të madh të viktimave ditën e enjte, 4,591 në 24 orë.

Aktualisht SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve, 672,200 dhe të vdekurve në gjithë botën, 33,000.

Protestat, në të cilat u është bërë thirrje autoriteteve për t’i dhënë fund izolimit janë zhvilluar në Miçigen, Ohajo, Karolinën Veriore, Minesota, Utah, Virxhinia dhe Kentaki.

21:28 17.4.2020

Trudeau ka dërguar ndihmë ushtarake në shtëpitë e kujdesit

Kanadaja do të angazhojë 125 anëtarë të ushtrisë për të ndihmuar në menaxhimin e krizës me koronavirus në shtëpitë e kujdesit në Kuebek.

Fundjavën e kaluar 31 persona kanë vdekur në një shtëpi kujdesi, pas raportimeve se stafi është larguar, duke i lënë vetëm pacientët.

Këto ngjarje kanë ngjallur zemërim dhe përgjigje nga autoritetet.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se angazhimi i ushtrisë është gjest i pashembullt por i domosdoshëm.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins deri më tani në Kanada janë infektuar 32,102 persona derisa 1,308 pacientë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

21:02 17.4.2020

Kurti dhe Lajçak pajtohen që pas pandemisë të nisë dialogu Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka kërkuar nga ky i fundit që ta bindë palën serbe për të braktisur idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të këtyre dy vendeve.

Në një komunikatë për media është thënë se Kurti dhe Lajçak janë pajtuar që sapo të tejkalohet situata me pandeminë COVID-19, të fillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Lajçak në anën tjetër ëstë thënë se tani është duke analizuar marrëveshjet e deritanishme në mes të Kosovës e të Serbisë, si dhe duke zhvilluar biseda me palët që do të jenë të përfshira në këtë proces.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, që ka nisur më 2011 në Bruksel, është pezulluar prej kur autoritetet e Kosovës kanë vënë tarifë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit 2018.

Kjo masë është zëvendësuar me reciprocitetet ndaj mallrave serbe nga Qeveria tashmë në detyrë.

Gjatë bisedës është thënë se Kurti ka informuar Lajçakun për situatën e krijuar pas shpërthimit të koronavirusit në territorin e Kosvës, si dhe për masat që ka ndërmarrë Ministria në detyrë e Shëndetësisë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes dhe 79 të shëruar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG