Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:49 18.4.2020

Nju Jorku shënon numrin më të ulët të viktimave në më shumë se dy javë

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha të shtunën se 540 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Kjo është shifra më e ulët e viktimave brenda një dite, e regjistruar qysh më 1 prill.

Nju Jorku është shteti më i prekur amerikan nga koronavirusi.

Duke folur në konferencë për media, Cuomo tha se numri i pranimeve të reja në spitale mbetet rreth 2,000 në ditë, që, sipas tij, vazhdon të jetë “numër i lartë”.

Nju Jork, SHBA
Nju Jork, SHBA

18:35 18.4.2020

Bie numri i viktimave që regjistrohen brenda një dite në Itali

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali është rritur për 482 të shtunën, që është shifra më e ulët brenda një dite, qysh më 12 prill, kur janë regjistruar 431 viktima.

Agjencia për Mbrojtjen Civile tha se numri i rasteve të reja mbetet stabil – me 3,491 të konfirmuara në 24 orët e fundit, krahasuar me 3,493 në 24-orëshin paraprak.

Numri i të vdekurve është rritur për 575 të premten, nga 525 sa ka qenë ditën paraprake.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali është 23,227, ndërsa i rasteve të konfirmuara 175,925.

Italia ka numrin më të madh të viktimave në Evropë, ndërsa pas saj vjen Spanja me 20,043.

Qytetet në Itali janë izoluar tash e sa javë, ndërsa më 14 prill, autoritetet kanë nisur me lehtësimin e masave të kufizimit, duke i lejuar disa kompani të rifillojnë operimet.

17:58 18.4.2020

Disa këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

17:38 18.4.2020

Ortodoksët festojnë Pashkët nën masa izolimi

Të krishterët ortodoksë i festojnë Pashkët këtë fundjavë nën masa të ashpra izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet në Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme kanë urdhëruar që shërbimet fetare të bëhen pa praninë e njerëzve.

Në Gjeorgji, megjithatë, besimtarët do të mund të shkojnë në kishë.

Ceremonia tradicionale e Zjarrit të Shenjtë u zhvillua në një kishë gati të zbrazët në Jerusalem.

Kisha është mbyllur muajin e kaluar dhe vetëm një pjesë e vogël e klerit ortodoks u lejua për ceremoni.

Kisha Ortodokse e Rusisë tha se ndërpret traditën e saj vjetore dhe se u bën thirrje miliona besimtarëve që të mos i frekuentojnë objektet fetare.

Në Ukrainë, zyrtarët thanë se policia do të vendoset përreth kishave për të mos lejuar tubime të mëdha të njerëzve.

Në Greqi, kufizimet e lëvizjes deri më tani janë vlerësuar gjerësisht për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Minsk, Bjellorusi
Minsk, Bjellorusi

Koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19, ka infektuar mbi 2.2 milionë njerëz në gjithë botën, ndërsa ka vrarë mbi 156,000.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG