Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:59 18.4.2020

Arrin në 313 numri i viktimave në Rusi

Rusia njoftoi të shtunën se numri i viktimave nga koronavirusi është rritur për 40, përkatësisht në 313.

Autoritetet raportuan edhe për 4,785 raste të reja të të infektuarve, që e rrisin në 36,793 numrin total të tyre.

Në Moskë janë regjistruar më shumë se gjysma e të infektuarve të rinj dhe 21 nga 40 viktimat, tha Shtabi rus i Krizave.

Në ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, e urdhëroi qeverinë që të sigurojë parashikime të përditshme të përhapjes së koronavirusit.

Rusia ka raportuar shumë më pak raste se shumica e vendeve perëndimore në fazat e hershme të pandemisë.

Por, shifrat kanë nisur të rriten ndjeshëm në muajin prill.

19:48 18.4.2020

Turqia me numrin më të madh të të infektuarve në Lindjen e Mesme

Numri i të infektuarve me koronavirus në Turqi ka arritur në 82,329, tha të shtunën ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Me këtë shifër, Turqia e tejkalon Iranin fqinj, duke u bërë vendi me numrin më të lartë të të infektuarve në Lindjen e Mesme.

Koca tha se 121 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1,890 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas tij, 1,822 pacientë janë shëruar nga sëmundja.

Ministria e Brendshme e Turqisë tha se do t’i zgjasë ndalesat e udhëtimit midis 31 qyteteve edhe për 15 ditë të tjera, nisur nga mesnata e së shtunës.

Stamboll, Turqi
Stamboll, Turqi

19:20 18.4.2020

“Bashkëpunim global” për dalje nga izolimi

Qeveritë në gjithë botën janë duke diskutuar se kur dhe si t’i lehtësojnë masat e izolimit, të ndërmarra për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Shumë vende kanë shpallur izolime të detyrueshme, për të frenuar sëmundjen që ka prekur gati 2.3 milionë njerëz.

Përmes një deklarate të përbashkët, të lëshuar të shtunën, ministrat e Jashtëm të 13 vendeve, përfshirë Kanadanë, Brazilin, Italinë dhe Gjermaninë, kanë bërë thirrje për bashkëpunim global, për të lehtësuar ndikimin ekonomik të pandemisë.

“Është jetike që të punojmë së bashku për të shpëtuar jetë”, thanë ata.

Deklarata u mbështet edhe nga Britania, Franca, Indonezia, Meksika, Maroku, Peruja, Koreja e Jugut, Singapori dhe Turqia.

Sipas saj, vendet synojnë që “të koordinohen për shëndetin publik, udhëtimin, tregtinë, masat ekonomike dhe financiare”, në mënyrë që të rimëkëmben më fuqishëm.

Afro 157,000 njerëz në botë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Rastet e para me këtë sëmundje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe më pas janë përhapur në mbi 180 vende të botës.

Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave e kanë Shtetet e Bashkuara.

18:58 18.4.2020

Si do të mund ta qetësojë Kosova tronditjen e pritshme ekonomike?

Kosova pritet të pësojë tronditje ekonomike pas përfundimit të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë të saktë se sa është prekur ekonomia e Kosovës nga masat që ka marrë qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por nga parashikimet e bëra të institucioneve dhe ekspertëve, bëhet fjalë për dëme të mëdha.

Humbjet e mëdha ekonomike do të kërkojnë strategji adekute të rimëkëmbjes, thonë ekspertë të fushës.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG