Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:09 18.4.2020

Kufiri SHBA-Kanada mbetet i mbyllur edhe për një muaj

Kufiri SHBA-Kanada do të mbetet i mbyllur edhe për një muaj, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, Trudeau tha se të dyja vendet janë pajtuar për vazhdimin e mbylljes.

“Ky është një vendim i rëndësishëm, që do t’i mbajë të sigurt njerëzit në të dyja anët”, tha ai.

Kufiri ka qenë i mbyllur për më shumë se tri javë, përveç për transportin e mallrave.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë këtë javë se dëshiron që kufiri me Kanadanë të jetë në mesin e të parëve që hapen.

Para pandemisë së koronavirusit, rreth 400,000 njerëz kanë kaluar kufirin SHBA-Kanada çdo ditë.

Ai është më i gjati në botë: 8,900 kilometra.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.

Kanadaja ka afro 33,000 njerëz të infektuar.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

20:56 18.4.2020

Portugalia do t’i lehtësojë kufizimet në maj

Portugalia do të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga muaji maj, tha kryeministri Antonio Costa.

Ai i tha gazetës lokale Expresso se rregullat e reja do të shpallen më 30 prill.

Kryeministri tha se qeveria po mendon hapjen e dyqaneve të shitjes me pakicë dhe të kopshteve, kur të skadojë gjendja e jashtëzakonshme më 2 maj.

Restorantet dhe kafenetë, ashtu si edhe kinematë dhe institucionet kulturore, mund të rihapen para verës, por tubimet e mëdha publike do të vazhdojnë të jenë të ndaluara për një të ardhme të parashikueshme, tha kryeministri.

Në Portugali aktualisht janë 20,000 të infektuar me koronavirus, ndërsa afro 700 pacientë kanë humbur jetën.

20:36 18.4.2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla:

Kujdesi në shtëpi për personat e prekur nga koronavirusi

1/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
2/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
3/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Previous slide
Next slide

20:28 18.4.2020

Mbi 19,000 të vdekur nga koronavirusi në Francë

Autoritetet në Francë njoftuan se 364 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit, pas kontraktimit të koronavirusit, duke e çuar totalin kombëtar në 19,323.

Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është rritur gjithashtu në afro 112,000.

Por, Ministria e Shëndetësisë tha se numri i personave që trajtohen në njësi të kujdesit intensiv ka rënë për të dhjetën ditë radhazi.

Franca, pas Spanjës dhe Italisë, ka numrin më të madh të të infektuarve në Evropë.

Këtë javë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka zgjatur izolimin atje deri më 11 maj.

Macron ka thënë se kufizimet aktuale e kanë ngadalësuar virusin, por nuk e kanë mundur atë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG