Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:06 19.4.2020

Përshëndetjet e së ardhmes?!

Drejtori i Institutit amerikan për Alergji për Sëmundje Infektuese, Anthony Fauci, ka thënë së fundmi: Të jem i sinqertë, nuk besoj se ndonjëherë do të shtrëgojmë duart. Në kohën e koronavirusit, me siguri që dëshironi të bëni përshëndetje në mënyrë të sigurt. Këtu janë disa sugjerime.​

Përshëndetjet e së ardhmes?!

1/6
Drejtori i Institutit amerikan për Alergji për Sëmundje Infektuese, Anthony Fauci, ka thënë së fundmi: Të jem i sinqertë, nuk besoj se ndonjëherë do të shtrëgojmë duart. Në kohën e koronavirusit, me siguri që dëshironi të bëni përshëndetje në mënyrë të sigurt. Këtu janë disa sugjerime.
2/6

3/6

4/6

5/6

6/6

Previous slide
Next slide

12:04 19.4.2020

Në Shqipëri konfirmohen 14 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve njëri është personel shëndetësor.

Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 562.

"Gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin total në 314. Aktualisht janë 222 persona të infektuar aktiv dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë", tha Dervishi.

Në Shqipëri 26 qytetarë kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri.

11:42 19.4.2020

Spanja regjistron 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë, gjatë 24 orëve të fundit, ka qenë 410, tha ministria e Shëndetësisë.

Spanja është ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia e koronavirusit të ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka kaluar shifrën 20 mijë.

Autoritetet vlerësojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve është 195,944.

11:15 19.4.2020

Londër: Vaksina mbase mund të testohet gjatë ditëve të ardhshme

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

Ajo shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

"Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare", i tha ajo BBC-së.

Gilbert shtoi se studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG