Lojtarët e Romës heqin dorë nga paga për katër muaj
Lojtarët dhe trajnerët e ekipit të futbollit, Roma, kanë hequr dorë nga pagat e tyre për katër muaj, ashtu që t’i ndihmojnë ekipit italian gjatë përballjes me krizën që ka shkaktuar koronavirusi i ri.
Pasi Roma nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje prej 1 marsit për shkak të pandemisë, lojtarët dhe stafi i trajnerëve kanë thënë se nuk do të marrin pagat për muajt: mars, prill, maj, qershor.
Roma ka thënë se “nëse sezona aktuale rikthehet dhe kompletohet, klubi, lojtarët, trajneri (Paulo Fonseca) dhe stafi i tij janë pajtuar që paga e tyre të jetë subjekti i përmbushjes së objektivave”.
Lojtarët është raportuar se do të marrin pagat e këtyre muajve në vitin tjetër fiskal.
Shefi ekzekutiv i klubit Roma, Guido Fienga, ka thënë se ky gjest “ka vërtetuar se ne jemi vërtet bashkë në këtë gjë”.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Italia ka regjistruar 175,925 persona të infektuar dhe 23,227 të vdekur, si pasojë e koronavirusit të ri.
Çfarë është një “reagent” dhe pse po shtyn testimin për koronavirus?
Ata janë elemente kyçe në luftën kundër koronavirusit.
Reagentët.
Kjo fjalë përshkruan përbërësit kryesorë të secilit test me bazë kimike, i cili në këtë pandemi përmban përzierje inorganike, bashkë me enzima, sonda dhe substanca elementare, që duhen për të krijuar gjenin e koronavirusit.
Ata janë të domosdoshëm në testet për koronavirus, për të luftuar sëmundjen Covid-19 që shkakton koronavirusi i ri, i cili deri më 18 prill kanë lënë të vdekur më shumë se 156,000 persona nga 2.2 milionë të infektuar, prej kur koronavirusi ka kaluar në njerëz nga Kina Qendrore në nëntor të vitit të kaluar.
Rëndësia e reagentëve do të vazhdojë të tejkalojë furnizimet në shumë vende, pasi sfida për trajtim dhe vaksina të sigurta vazhdon, ndërkohë që qeveritë mbështesin qasjen “testime, testime, testime”, dhe tentojnë të largojnë miliarda njerëz nga izolimi.
Materialin e plotë e gjeni këtu
Koncerti “Një botë: Së bashku në shtëpi” mbledh gati 128 milionë dollarë
Koncerti tetë-orësh “Një botë: Së bashku në shtëpi”, që është transmetuar nëpër televizione në gjithë botën, ka mbledhur gati 128 milionë dollarë.
Më shumë se 100 muzikantë kanë marrë pjesë në të, përfshirë Lady Gagan, e cila ka ndihmuar në organizimin e ngjarjes, më pas Rolling Stones, Paul McCartney, Common dhe Taylor Swift.
Në një deklaratë të organizatorëve është thënë: Liderë botërorë, partnerë koorporatash dhe filantropë kanë njoftuar për përkrahjen e tyre për Fondin e Solidaritetit për sëmundjen Covid-19 për Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë ngjarjes”.
Paratë e mbledhura do të përdoren si fonde për zhvillim të vaksinës, si dhe për shoqata lokale dhe rajonale të bamirësisë.
Kur besoni ju se do t'i kthehemi normalitetit?